Ali Ahmeti në krye të BDI-së edhe për 4 vite të tjera

Kongresi i katërt zgjedhor i Bashkimit Demokratik për Integrim që u mbajt sot në Shkup rizgjodhi njëzëri Ali Ahmetin në krye të integristëve edhe për katër vitet e ardhshme.

Mbi 800 delegatë prezent në Kongres, në këmbë dhe me duartrokitje, votuan në përkrahje të Ali Ahmetit që ti prij Bashkimit Demokratik për Integrim në fitore të reja.

Në Kongres u zgjodhën edhe anëtarët e organeve të reja partiake, Kongresit i vazhdimësisë, Këshilli Kombëtar, Komisioni qëndror zgjedhor si dhe Këshilli i Përgjithshëm i cili më pastaj në mbledhjen e vet konstituieve zgjedh kryesinë e partisë, nënkryetarët dhe sekretarët.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button