Daçiq: Prej kohësh kam propozuar ndarje, Prishtina refuzoi

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq deklaroi sot se më parë kishte propozuar ndarje si një zgjidhje e mundshme për çështjen e Kosovës, por shtoi se për gjithë këtë duhet të diskutohet seriozisht në formatin që mund të sjell një vendim për këtë, transmeton gazeta KOHA.

Daçiq e deklaroi këtë në pyetjen e një gazetari në Moskë për ta komentuar deklaratën e djeshme të ish-shefit të CIA-s, Stiven Maer i cili e sheh zgjidhjen e Kosovës në ndarjen e territorit dhe se kufiri duhet të jetë në Ibër.

“E propozova këtë shumë kohë më parë, të gjitha ishin propozimet e mia. Për këtë duhet seriozisht dhe me kompetencë të diskutohet. Në një format që mund ta zgjidhë këtë. Pasi për momentin nuk ka dialog, mendoj se është e pakuptimtë të prezantohen ide për kompromis tani kur pala tjetër kjo nuk është. Keni dëgjuar se ata nuk pranojnë asnjë propozim dhe nëse nuk e njohim… do të shpërthejë luftë. Besoj se në kushte të tilla me të vërtetë nuk ka asnjë mënyrë që të negociohet”, tha Daçiq gjatë kohës së vizitës zyrtare në Moske, transmetoi Tanjug.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button