Shkup, nxënësit protestuan kundër ndotjes së ajrit

“Marshi për jetët tona! Stop për 3 500 viktimat nga ajri i ndotur” filloi sot në orët e pasdites nga Ministria e mjedis jetësor dhe planifikimit hapësinor në Shkup, si një masë paralajmëruese për kërkesën e tyre për realizimin 100 pikave për ajër të pastër deri në fundvit, transmeton Portalb.mk.

“Zelen front” deklaruan se qëllimi i marshit është t’i paralajmërojnë përgjegjësit për kërkesat e tyre, duke i vlerësuar si kërkesa për jetë ose vdekje, aq sa nuk duhet të pritet asnjë moment.

“O2 Iniciativa” theksoi se deri më tani vetëm 2 nga 100 kërkesat janë realizuar. Sipas tyre, kanë ngelur edhe 10 ditë deri në afatin e parë që është 31 dhjetori.

Marshi do të vazhdon deri te objekti i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Përndryshe, iniciativat për ajër të pastër janë përkrahur nga gjimnazistët e kryeqytetit, duke u bojkotuar edhe mësimi në shumë shkolla. Për shkak se drejtoresha e gjimnazit “Nikolla Karev” tentoi të ndikon në pjesëmarrjen e nxënësve në iniciativat kundër ajrit të ndotur, kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov e shkarkoi drejtoreshën.

LEXO: Shilegovi e shkarkoi drejtoreshën e gjimnazit që i kërcënonte nxënësit të mos protestojnë kundër ndotjes së ajrit
LEXO: Nxënësit ankohen se drejtorët i kërcënojnë që të mos e bojkotojnë mësimin: S’na lejojnë të dalim as në pushim
LEXO: Nxënësit ankohen se drejtorët i kërcënojnë që të mos e bojkotojnë mësimin: S’na lejojnë të dalim as në pushim
LEXO:Ndotja e ajrit, nxënësit e shkollave të mesme bëjnë thirrje që nesër të bojkotohet mësimi
LEXO:Shkup, Fronti i Gjelbër ka paralajmëruar protestë të re për ajër të pastër
LEXO: “A ende pritni shenjë? Kështu, sipas horoskopit të gjithë jemi kancer”, i thanë të rinjtë Qeverisë për ndotjen enorme në RMV (VIDEO)
LEXO: “Revolucioni i gjelbër” deri te Zaevi: Plotësoni 7 kërkesat, pastaj takohemi me ju
LEXO: Protestat për ajrin e ndotur, Qeveria e RMV-së i pranoi të gjitha kërkesat e shoqërisë civile

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button