‘Elsa’ mbërthen Evropën, erë e fortë, shi dhe përmbytje

Një stuhi me erëra të forta dhe reshje të dendura shiu, e quajtur Elsa është përplasur mbi disa pjesë të evropës duke i marrë jetën katër personave në spanjë dhe portugali dhe duke shkaktuar probleme të shumta në francë dhe britaninë e madhe po ashtu.

Mëngjesin e të premtes, lidhjet detare mes Marokut dhe Spanjës u ndërprenë me Spanjën, Portugalinë dhe Francën që po përgatiten tashmë edhe për një tjetër stuhi, të shtunën, të quajtur Fabien, transmeton Top Channel.

Një person në Portugali humbi jetën në një aksident rrugor si pasojë e një peme që u shkul me rrënjë ndërsa një tjetër u vra pas shembjes së një shtëpie si pasojë e erës së fortë. Ndërsa në Spanjë, një person humbi jetën si pasojë e një rrëshqitjeje dheu ndërsa një tjetër vdiq pasi një mur u shemb.

Në Francë, çatia e një pike karburanti në lindje të vendit u shemb si pasojë e erës së fortë ndërsa 14 departamente të vendit mbeten në alarm portokalli nga shërbimi kombëtar i motit, ‘Meteo France’. Ndërsa në Britaninë e Madhe, shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytjet kanë shkaktuar kaos për miliona njerëz që nisen për pushimet e fundvitit, me rrugët dhe linjat hekurudhore të zhytura nën ujë në shumë pjesë të vendit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button