Kredi prej 58 milionë euro nga BERZh për të financuar impiant për trajtim të ujërave të zeza në Shkup

BERZh siguron një kredi prej 58 milionë euro, e plotësuar me kredi prej 68 milionë eurosh nga Banka Evropiane e Investimeve (BEI) dhe një grant investimesh prej 10 milionë euro, i siguruar nga Iniciativa për fuqizim ekonomik nga BEI për të financuar impiantin e parë të madh për trajtim të ujërave zeza në Shkup, njofton Portalb.mk.

Pastrimi i ujit është identifikuar si një nga prioritetet më urgjente të Planit aksionar për Qytet të Gjelbër, i zhvilluar nga autoritetet e qytetit dhe BERZh.

“Shkupi është një nga qytetet e pakta në Evropë që nuk ka kapacitet të konsiderueshëm për trajtim të ujërave të zeza. Në vend të kësaj, ujërat e zeza të pa u trajtuar derdhen drejtpërdrejt në lumin Vardar, duke ndotur mjedisin njerëzor dhe duke ndikuar mbi habitatet e njerëzve që jetojnë përgjatë lumit, në territorin e Maqedonisë dhe Greqisë”, thuhet në komunikatën nga BERZh.

Çdo vit, impianti i ri do të trajtojë 51.3 milionë metra kub të ujërave të zeza të pa trajtuara. Ujërat e zeza të trajtuara do të kthehen në mjedis në mënyrë të sigurt, me çka ndjeshëm do të zvogëlohet niveli i ndotjes së lumit Vardar dhe do të përmirësohen ekosistemet dhe mjedisi jetësor.

Impianti i trajtimit të ujërave të zeza do të mbulojë nëntë nga dhjetë komunat e Shkupit dhe do ketë kapacitet për diku 650,000 njerëz, duke pasur parasysh se pritet rritje e popullsisë në qytet. Projekti do të përfitojë edhe nga mbështetja teknike që e siguron BERZh për NP “Ujësjellësi dhe kanalizimi” Shkup.

Fondet e ndihmës teknike do të përdoren për të filluar një program për të përmirësuar performancën financiare dhe operacionale dhe për të nisur kontratë për shërbim publik, i cili do të financohet nga Agjencia Suedeze për bashkëpunim ndërkombëtar për zhvillim. Kjo asistencë teknike përfshin edhe studimin për të identifikuar investimet me përparësi në rrjet.

Plani aksionar për qytetet e gjelbra është pjesë e programit që po shënon rritje të shpejtë BERZh qytetet e gjelbra që e ka vlerën prej 1 miliard euro, me të cilin iu ndihmohet më shumë se 30 qyteteve në vendet ku Banka ka investime për ta bërë mjedisin jetësor më të pastër. Programi gjen mënyra për të investuar në transportin e gjelbër, menaxhimin e ujit dhe mbeturinave, ose në përgjithësi, përpiqet t’i bëjë qytetet vende më të mira për të jetuar. Programi ofron një biznes model gjithëpërfshirës për zhvillim të gjelbër urban, duke kombinuar planifikimin strategjik me investimet dhe ndihmën teknike relevante.

BERZh është investitori kryesor institucional në Maqedoni. Deri më tani ka investuar mbi 1.9 miliardë euro në 124 projekte në vend. Mbështetja e investimeve që ndërlidhen me mjedisin jetësor është prioritet i Bankës pasi është një nga sfidat më aktuale me të cilat përballet vendi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button