Zaev: Vitin e ardhshëm pensionet do të rriten për rreth 900 denarë

Pensioni mesatar nga janari i vitit të ardhshëm është parashikuar në 15.500 denarë, ndërsa Qeveria për vitin 2020 në buxhet, i cili është në Parlament dhe këtyre ditëve duhet të miratohet, parashikon rritje prej 700 denarëve dhe harmonizim shtesë prej rreth 200 denarëve, deklaroi kryeministri Zoran Zaev në takimin e sotëm joformal me pensionistët në Shkup, në të cilën së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe dhe me ministren e Punës dhe Politikës Sociale, Milla Carovska i prezantuan masat kushtuar qytetarëve më të moshuar.

Kryeministri tha se pensionet në qershor të vitit 2020 do të rriten për rreth 900 denarë, gjegjësisht siç sqaroi me ardhjen në pushtet nga qershori i vitit 2017, deri në fillim të vitit të ardhshëm gjithsej e kanë rritur pensionin mesatar për 1.760 denarë.

“Kjo Qeveri si Qeveri e majtë është seriozisht e përkushtuar në investimin në kapitalin njerëzor, në gjithë këtë periudhë, të gjitha performansat e ekonomisë që kanë ardhur me politikat e mëdha dhe inkurajuese, politikat integruese, mundësuan që buxheti ynë të jetë stabil, të mos kemi rritje të borxhit publik, të mos kemi debi plotësuese përveç për investimet kapitale, dhe me të gjitha këto resurse tona të bëjmë shpërndarje të barabartë për përfitimet e të gjithë qytetarëve në avancimin e standardit ekonomik të qytetarëve”, shtoi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button