Kinë: Është hequr ‘liria e mendimit’ nga statuti i universiteteve

Ndryshimet në statutin e një prej universiteteve më të mira të Kinës, përfshirë heqjen e shprehjes “liria e mendimit” dhe përfshirja e një zotimi për të ndjekur udhëheqjen e partisë komuniste, ka ngjallur një debat të ashpër dhe një akt të rrallë kundërshtimi nga ana e studentëve, shkruan Opinion.al, transmeton Portalb.mk.

Ndryshimet në statutin e Universitetit Fudan në Shanghai, i konsideruar si një nga institucionet më liberale të Kinës, u shfaqën të martën kur ministria e arsimit tha se kishte aprovuar rishikimet për tre universitete.

Brenda disa orësh, ndryshimet në Fudan ishin në më të diskutuarat në rrjetin social më të madh të Kinës, Wibo, me një hashtag të shikuar më shumë se një milion herë.

“Nëse mund të guxoj t’i pyes ata që inicuan ndryshimin e statutit të Universitetit Fudan, si pret që brezi ynë i Fudan të përballet me paraardhësit tanë?”, tha një përdorues i faqes së rrjetit social.

Ai postim, dhe shumë postime të ngjashme që vënë në dyshim ndryshimet, veçanërisht heqjen e “lirisë së mendimit”, u fshinë deri pasditen e së mërkurës edhe pse çështja ishte ende duke u diskutuar në grupet private të WeChat.

Që kur Presidenti Xi Jinping erdhi në pushtet në vitin 2012, Kina ka forcuar kontrollet në internet dhe aspekte të ndryshme të shoqërisë civile në një fushatë që ka parë rritje të censurës dhe tkurrje të hapësirës për protesta.

Rishikimet në statutin e universitetit vijnë ndërsa Pekini është i përfshirë nga protesta antiqeveritare në Hong Kong të cilat kanë përfshirë shumë studentë.

Një video që qarkullonte në Twitter të Mërkurën tregoi një grup studentësh Fudan duke kënduar himnin e kolegjit, i cili përfshin shprehjen “Liria e Mendimit”, gjatë pushimit të tyre të drekës. Studentët në universitet konfirmuan për Reuters se ngjarja kishte ndodhur.

Protestat e studentëve kanë qenë të rralla në Kinë që nga goditja e një proteste studentore pro-demokracisë në Sheshin Tiananmen në Pekin në vitin 1989.

Disa nga komentuesit e Weibo diskutuan se si ndryshimet tregojnë për një zgjerim të kontrollit të partisë komuniste, me statutin e rishikuar duke thënë se “komiteti i partisë së Fudan është thelbi i universitetit” dhe do të jetë përgjegjës për përcaktimin e drejtimit të tij dhe marrjen e vendimeve madhore.

Statuti i ri thoshte se universiteti “do të armatoste mendjen e mësuesve dhe studentëve që përdorin ideologjinë e socializmit të Xi Jinping me karakteristika të Kinës në epokën e re”.

Fudan renditet në vendin e 109 në renditjen e universiteteve botërore në vitin 1920 në Times High Education.

Dy universitetet e tjera që bënë ndryshime në statutet e tyre ishin Shaanxi Normal dhe Nanjing, sipas dokumenteve të publikuara nga Ministria e Arsimit që treguan se kishte aprovuar ndryshimet në 2 dhjetor.

Statutet e tyre të rishikuara në mënyrë të ngjashme përfshijnë referenca për forcimin e udhëheqjes së partisë komuniste në universitete.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button