Ndoshta ky zakon, në dukje i parëndësishëm, po ju shkatërron flokët pa e kuptuar

Keni dëgjuar shpesh t’ju thonë se nuk duhet të flini me flokët e lagur? Nëse keni menduar se kjo ka lidhje me dhimbjen e kokës apo me faktin se mund të ftoheni, e keni gabim, transmeton Revista Class.

Është e vërtetë që nuk duhet të flini me flokët e lagur, por për një tjetër arsye që ka të bëjë me vetë flokët dhe jo me ndonjë nga arsyet e mësipërme. Nëse e bëni shpesh këtë gjë, atëherë duhet të dini diçka shumë të rëndësishme.

Kur flokët janë të lagur janë më delikatë dhe më të rrezikuar për t`u këputur. Pa e kuptuar, lëvizjet gjatë gjumit mund të shkaktojnë dëmtime te flokët. Jo vetëm kaq, ka një tjetër arsye që do t`ju bëjë të mendoheni dy herë para se të shtriheni me flokët e lagur. Lagështia në lëkurën e kokës e kombinuar me këllëfin e jastëkut, jo gjithmonë të pastër, mund të shkaktojë shtimin e baktereve, gjë që mund të ketë pasoja jo të mira për shëndetin.

Nuk është problem nëse ju ndodh ta bëni ndonjëherë, por nuk do të ishte mirë t`ju kthehej në zakon.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button