Komiteti i përzier parlamentar RMV-BE e miratoi Rekomandimin për Maqedoninë e Veriut

Takimet dyditore të Komitetit të përzier parlamentar BE-RMV në Strasburg, përfunduan sot me hartimin dhe miratimin e Rekomandimit për marrjen e datës për fillimin e negociatave për anëtarësim deri në fund të marsit të vitit 2020, transmeton Portalb.mk.

Në Rekomandim e miratuar kërkohet nga vendet anëtare të BE-së që deri në mars të vitit 2020, të marrin vendim për nisjen e negociatave.

Rekomandimi do t’i dërgohet Parlamentit Evropian, Këshillit të BE-së, Komisionit Evropian, Qeverisë dhe Kuvendit të RMV-së. Në takim u theksua që Komisioni evropian akoma është për nisjen e negociatave për anëtarësimin e RMV-së.

Dejvid Kule, shefi i Departamentit për RMV në Drejtorinë për politike fqinjësore evropiane dhe negociata për zgjerim u shpreh se Kuvendi duhet të miraton projekt-ligjin për integrimin e Prokurorisë speciale publike në Prokurorinë themelore publike.

Sonja Mirakovska e udhëheqë ekipin e RMV-së, që përbëhet nga:Betian Kitev, Zhaklina Lazarevska, Nikolla Poposki, Shpresa Hadri, Ivana Tufegxhiq, Ivana Stoilkoviq dhe Meral Uzeiri Ferati. Përfaqësuesit e RMV-së informuan vendin për hapat që i ka marrë vendi në procesin eurointegrues.

Sot u diskutua kryesisht për sundimin e drejtësisë, reforma në gjyqësor, luftën kundër diskriminimit, gjuhës së urrejtjes, krimit dhe korrupsionit, liria e mediave dhe rinia.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button