Mbretëresha Elisabeth e prezantoi programin e qeverisë së re

“Prioriteti i qeverisë sime është realizimi i Brexitit”. Kështu e nisi mbretëresha Elisabeth e II fjalimin e saj në dhomën e lordëve ku edhe paraqiti programin qeverisës së re dhe prioritetet e saj.

Sipas saj, dalja nga bashkimi evropian i Britanisë së Madhe, do të ndodhë para 31 janarit.

“Zotërinj të nderuar, prioritet i qeverisë sime është të realizojmë daljen e mbretërisë së bashkuar nga BE më 31 janar. Ministrat e mi do të fillojnë të paraqesin legjislacionin e nevojshëm për të garantuar daljen e mbretërisë së bashkuar në këtë datë dhe për krijuar mundësitë maksimale për të gjithë popullin në vend”, shprehet Mbretëresha Elisabeth, transmeton Top Channel.

Kryeministri Boris Johnson, ka përveshur në fakt mëngët pas fitores në zgjedhje dhe ka ngritur në këmbë kabinetin e tij. Lideri konservator do të prezantojë nesër para ligjvënësve ligjin që i ndez dritën jeshile procesit të ratifikimit të kushteve të divorcit, për të cilat u ra dakord në Bruksel, në tetor.

Përveç Brexitit, Johnson pritet të fokusohet edhe tek shpenzimet sociale me më shumë para të shpenzuara për shkollat, spitalet, policinë dhe infrastrukturën.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button