Maqedonia e Veriut dhe banka KfW, marrëveshje për financim në bujqësi dhe arsim

Republika e Maqedonisë së Veriut ka nënshkruar marrëveshje për financimin e projekteve në sferën e bujqësisë dhe arsimit me Bankë Gjermane për Zhvillim (KfW), raporton Anadolu Agency (AA).

Ministrja e Financave e Maqedonisë së Veriut, Nina Angellovska, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Trajan Dimkovski, ministri i Arsimit dhe Shkencës, Arbër Ademi, drejtori i Sektorit të Energjisë dhe Transportit pranë banës KfW për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Pablo Obrador dhe zv/ambasadori gjerman, Otto Graf, kanë nënshkruar marrëveshjet për Programet e ujitjes në Maqedoninë e Veriut dhe për Projektin për efikasitet energjetik të konvikteve shtetërore.

Ministrja Angellovska tha se me projekin në sferën e bujqësisë, pritet të sigurohet uji për ujitje në 14.000 hektarë tokë ndërsa me projektin në sferën e arsimit do të përmirësohen kushtet në 7 konvikte shtetërore.

“Programi i ujitjes është me vlerë 110,7 milionë euro. Nga këto, 80 milionë euro janë kredi nga Banka Gjermane KfW me një periudhë ripagimi 15-vjeçar ku përfshihet edhe një ‘grace’ periudhë 5-vjeçare. Për më tepër, banka siguron një grant prej 2,8 milionë euro ndërsa 27,9 milionë euro është pjesëmarrja e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me projektin e dytë që përmendëm, investojmë në konviktet e studentëve, rinovojmë dhomat, instalimet sanitare, rinovojmë pajisjeve elektrike dhe masat e sigurisë. Kredia për këtë projekt është 20 milionë euro ndërsa kontrata për grant është 4,7 milionë euro”, tha Angellovska.

Ministrat e Bujqësisë dhe Arsimit u shprehën të kënaqur me marrëveshjet e nënshkruara. Dimkovski tha se me këto investime kapitale në sferën e bujqësisë, do të përmirësohet cilësia dhe do të rritet prodhimtaria bujqësore. Ademi u shpreh se investimi në 7 konviktet studentore në qytete të ndryshme të vendit do të ndikojë ndjeshëm në përmirësimi i kushteve për studentët.

Drejtori i Sektorit të Energjisë dhe Transportit pranë banës KfW për Evropën Juglindore dhe Turqinë, Pablo Obrador, në fjalimin e tij tha se deri më tani, kryesisht kanë nënshkruar kontrata për financimin e burimeve të rinovueshme të energjisë dhe mbrojtjen e mjedisit, duke theksuar që kontrata e nënshkruar për konviktet është e para që ata nënshkruajnë në sferën e efikasitetit energjetik.

“Jemi shumë të lumtur që me këtë program po hapim një dritare të re mundësish ku mendojmë se do të kemi shumë për të bërë në vitet e ardhshme. Në lidhje me programin e ujitjes, ne mendojmë se ky program, siç u tregua tashmë në fazën e parë, do të kemi një ndikim të rëndësishëm në ekonominë e rajonit”, tha Obrador.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button