“TNT”, gjykatësi Stavrev i dënoi me nga 2.000 euro 3 avokatë për zvarritje të procesit gjyqësor

Gjykatësi i lëndës së ish Prokurorisë Speciale Publike, Ognen Stavrev i ka dënuar 3 avokatë (Donço Nakov, Merxhan Dauti dhe Boro Tasevski) me nga 2.000 euro gjobë pasi që sot në mëngjes nuk janë paraqitur në gjykimin për rastin “TNT”, njofton Portalb.mk.

Gjykata u ka kërkuar avokatë sipas detyrës zyrtare të katër të akuzuarve. Në gjykatore avokatë kanë vetëm Mile Janakieski, Nikolla Gruevski dhe një akuzuar tjetër.

Mbrëmë Tasevski e ka anuluar autorizimin për ish kryetarin e Komunës së Gazibabës, Toni Trajkovski, pasi që nuk i është treguar se sot ka seancë.

Gjykimi është anuluar, pasi që gjykatësi Stavrev u ka caktuar të akuzuarve avokatë sipas detyrës zyrtare, ndërkaq avokatët e caktuar janë ankuar se nuk e dinë lëndën.

Në TNT, i pandehuri i parë është i arratisuri në Hungari, Gruevski. i cili ka urdhëruar  që me eksploziv të shkatërrohet objekti “Kosmos” i Canoskit, pasi në vitin 2011 e ndërpreu koalicionin e tij me VMRO-DPMNE. Pastaj, Janakieski si koordinator i gjithë aksioneve për prishjen e paligjshme, Trajkovski si logjistikë.

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev në mars të vitit 2015, gjegjësisht në të ashtuquajturën “Bombën e 13” apo materialin e përgjuar, ka lëshuar një bisedë për të cilën thotë se Gruevski duke biseduar me Janakievskin pranon se e ka gënjyer pronarin e kompleksit të rrënuar “Kosmos”, Fijat Canovski, lidhur me dokumentacionin e këtij kompleksi.

“Më erdhi këtu, asnjëherë nuk e kam parë më të frikësuar. Asnjëherë nuk kam parë dikë aq të frikësuar. Më tha se do ta sjellë Velinë (Ramkovskin) që të merremi vesh. I thash se do të mendoj dhe do ta thërras sonte. Më tha : ‘Të lutem më thirr sonte, se nesër fillon ramazani, dua ta pres i qetë”, dëgjohet duke thënë Gruevski. Ai gjatë tërë kohës qeshet me zë lidhur me frikën që e ka vërejtur te Canovski.

“I thash se ka gabime. Ai pranoi se ka gabime, e lëshova në ujë pak..”, dëgjohet të ketë thënë Gruevski, për më shumë dëgjojeni incizimin telefonik të mëposhtëm.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button