Kiracovski e ka anuluar diskutimin e amendamenteve për një njësi zgjedhore

Diskutimi për amendamentet për ndryshimin e modelit zgjedhor nga 6 në 1 njësi zgjedhore dhe listat e hapura nuk ka filluar pasi që nuk janë plotësuar kushtet administrative, gjegjësisht amendamentet nuk janë përkthyer dhe publikuar në sistemin elektronik, informoi kryetari i Komisionit për Sistem Politik, Aleksandar Kiracovski, njofton Portalb.mk.

Ai shtoi se nga shërbimet ka marrë informacion se deri në fund të javës së ardhshme do të tejkalohet kjo pengesë që të caktojë komisioni seancë dhe të fillojë kontrolli i amendamenteve.

“Nga 5899 amendamente aq sa janë dorëzuar për 2 ligje, 3.734 nuk janë përpunuar. Menjëherë i kam informuar shërbimet e Kuvendit të cilët na kanë dhënë garanci se deri në javën e ardhshme do të përpunohen gati amendamentet”, tha Kiracovski.

Ai paralajmëroi se në lidhje me dy ligjet më 25 dhjetor do të ketë diskutim publik dhe ka dërguar thirrje te të gjithë të interesuarit në këtë fushë, por edhe te propozuesit e amendamenteve që jenë pjesë e debatit konstruktiv.

“Shpresoj që në këtë diskutim publik do të vijnë edhe deputetët e BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së dhe do të kemi debat konstruktiv dhe mundësi që vetë të binden për nevojën e miratimit të këtyre ligjeve. Ekziston hapësirë për bisedime që t’i tërheqin amendamentet”, tha Kiracovski.

Në pyetjen nëse ka kohë të mjaftueshme që të mbarohet diskutimi i amendamenteve dhe të miratohen ligjet, Kiracovski tha se obligimi i tij është që të caktojë komision, duke përsëritur se amendamentet në javën e ardhshme ndoshta do t’i tërheqin.

Ndryshe, grupi i deputetëve të BDI-së ka dorëzuar mbi 5.000 amendamente kundër ndryshimit të Kodit Zgjedhor, ndërkaq Artan Grubi ka premtuar se ndryshimet e njëanshme të legjislatives zgjedhore përpara zgjedhjeve janë precedent i rrezikshëm me pasoja të cilat për momentin nuk mund të vlerësohen.

VMRO-DPMNE-ja opozitare ka qëndrim të ngjashëm, por më pak amendamente. Deputetët e partisë opozitare kanë dorëzuar gjithsej 1200 amendamente edhe atë 600 për propozim-ligjin për modelin zgjedhor dhe 600 për propozim-ligjin për listat zgjedhore.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button