Kuvendi paratë e PSP-së i ka ridestinuar për organizimin e zgjedhjeve të 12 prillit

Prokuroria Speciale Publike ka mbetur para për vitin e ardhshëm, pasi që me amendament në Kuvend paratë për këtë institucion janë ridestinuar për zgjedhjet e parakohshme parlamentare që duhet të mbahen më 12 prill të këtij viti, njofton Portalb.mk.

“Me shqetësim dhe mosbesim e pranuam informatën se në seancën e Komisionit për Financim dhe Buxhet të Kuvendit të Maqedonisë së veriut njëzëri është votuar amendamenti i Buxheti të Shtetit për vitin 2020 me të cilin mjetet financiare të parashikuara për Prokurorinë Speciale Publike ridestinohen për tjetër shfrytëzues buxhetor, më konkretisht për zbatimin e zgjedhjeve parlamentare”, thuhet në reagimin e këtij institucioni.

Prej atje theksojnë se bëhet fjalë për shkelje flagrante të ligjit, për të cilin ka përgjegjësi penale.

“Apelojmë që të respektohen dispozitat ligjore dhe amendamenti joligjor, i cili godet në pavarësinë dhe autonominë financiare të Prokurorisë Publike të tërhiqet”, thonë nga PSP.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button