Haradinaj për Shengenin e Ballkanit: S’kam ftesë nga Rama për takimin në Durrës

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, në një deklaratë për mediat ka folur sot dhe për takimet për mini-shengenin mes vendeve të Ballkanit.

Në deklaratën e tij, kryeministri në ikje u shpreh se nuk ka ftesë nga Shqipëria për Samitin e radhës për Minishengenin Ballkanik që do të mbahet në Durrës më 21 dhjetor.

Haradinaj shtoi më tej se edhe nëse kjo ftesë vjen nga homologu i tij Edi Rama është i vendosur që të mos marrë pjesë.

“Kosova nuk është e ftuar me aq sa di unë, të paktën jo deri tani që unë flas. Edhe në rrethanat që janë deri tani unë nuk marr pjesë. Por edhe ftesë nuk kemi marrë”, u shpreh Haradinaj.

Pak javë më parë në Ohër u zhvillua samiti për “Shengenin Ballkanik”. Pritet që mbledhja e radhës për këtë nismë të zhvillohet në Durrës më 21 dhjetor. Kryeministri Rama, sa i përket refuzimit të Kosovës, theksoi se ky shtet u vetpërjashtua pa asnjë arsye. Ai shtoi më tej se dera për këtë nismë është e hapur për këdo, për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe i nënvizoi Vuçiq-it se Serbia duhet të njohë Kosovën. Kryeministri shqiptar deklaroi se ‘Shengeni Ballkanit’ nuk është një nismë kundër BE-së, transmeton Koha.net.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button