ASH: Koalicioni gjyqësor BDI-VMRO po bëhet çdo ditë më i dukshëm

Ashtu si dikur që BDI dhe kryeparlamentari Talat Xhaferi nuk pranuan të i merret imuniteti të dyshuarit për rastin e 27 Prillit, Trajko Veljanovski, koalicioni i tyre tani bëhet ende më i dukshëm edhe në hallkën më të ndryshkur të shoqërisë tonë, siç është gjyqësori. Kështu u shpreh sot zëdhënësi i Aleancës për Shqiptarët Flakron Bexheti në një konferencë për shtyp, transmeton Portalb.mk.

Ai në mes të tjerash tha se koalicioni gjyqësor mes BDI-VMRO po mbajnë peng gjyqësorin në Maqedoninë e Veriut, duke përmendur shembullin e zgjedhjes të anëtarëve të këshillit gjyqësor, ku sipas tij kandidati i përafërt me ish pushtetin është rizgjedhur nga Komisioni për Zgjedhje dhe Emërime.

“Bashkëpunimi i ngushtë dhe i fortë mes BDI-së dhe VMRO-DPMNE-së nuk ka ndaluar asnjëherë, ashtu si dikur që BDI dhe kryeparlamentari TalatXhafari, nuk pranoi që ti merret imunitetit të dyshuarit për rastin e 27 Prillit, Trajko Veljanovskit, njëjtë edhe sot ky koalicion po bëhet  edhe   më i dukshëm edhe  në hallkën më të ndryshkur të shoqërisë tonë, siç është gjyqësori.

Shembull konkret  i  këtij  koalicioni gjyqësor mes VMRO-së dhe BDI-së, është rasti i fundit me zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit gjyqësor ku kandidati  i afërt i BDI-së, Selim Ademi u rizgjodh në mënyrë eksprese nga Komisioni për zgjedhje dhe emërime, duke u mbështetur plotësisht nga deputetët e vetë BDI-së, LSDM-së, si dhe VMRO-DPMNE-së. Pra zgjidhet për herë të dytë në një pozitë të njëjtë? Dhe shtrohet pyetja për çfarë reforme mund të presin qytetarët nga Këshilli Gjyqësor Republikan, i cili duhej të reformohej vetë dhe me pas të reformojë sistemin gjyqësor, ç ’mund të presim nga Këshilli Gjyqësor Republikan, i cili po shndërrohet në vegël të pushtetit, dhe i njëjti mund të zgjedh vetëm gjykatës partiak dhe kryetar gjykatash nga listat e zyrave partiake, dhe jo gjykatës  dhe kryetar gjykatash te pavarur dhe profesionistë” tha Flakron Bexheti nga Aleanca për Shqiptarët.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button