Policia Financiare ka dorëzuar padi penale kundër 3 të punësuarve në UT

Policia Financiare deri te Prokuroria Publike e Tetovës ka dorëzuar padi penale kundër personit R.F. në cilësinë e Udhëheqësit të Qendrës për Teknologji Informatike në Universitetin e Tetovës, M.V. në cilësinë e këshilltarit për Teknologji Informatike dhe Kompjuteri në UT dhe personi Gj.A. në cilësinë e bashkëpunëtorit për Teknologji Informatike dhe Kompjuterike në UT, për shkak të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “Punë të pandërgjegjshme në shërbim” sipas nenit 353-a nga Kodi Penal, njofton Portalb.mk.

“I paraqituri R.F., në cilësinë e udhëheqësit të Qendrës së Teknologjisë Informatike në UT dhe i paraqituri M.V., si këshilltar për TIK dhe i paraqituri i tretë Gj.A. si bashkëpunëtorë për TIK në UT, në mënyrë të papërgjegjshme kanë vepruar në kryerjen e autorizimeve dhe obligimeve të tyre, në mënyrë që i paraqituri i dytë M.V. dhe i paraqituri i tretë Gj.A., në ditën 22.12.2016, pas marrjes së urdhrit nga i paraqituri i parë R.F., kanë nënshkruar dhe konfirmuar pranim, zbatim dhe kanë mundësuar pagim të Sistemit Informatik të Integruar, i cili sistem informatik fare nuk është vendosur në funksion, me të cilën i kanë shkaktuar dëm Universitetit të Tetovës me vlerë përgjithshme prej 5.009.188 denarë (mbi 80.000 euro).

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button