RMV, a po vidhen në KSHZ qindra mijëra euro në zgjedhje?

Komisioni shtetëror për parandalim të korrupsionit (KShPK) ka paraqitur katër nisma në Prokurorinë publike për të përcaktuar nëse gjatë shtypjes së fletëvotimeve dhe materialit zgjedhor, punonjësit e Komisionit shtetëror i zgjedhjeve (KShZ) janë vjedhë para të shtetit. Nismat kanë të bëjnë me zgjedhjet parlamentare në vitin 2016, më pas zgjedhjet lokale në vitin 2017, më pas referendumin në vitin 2018 dhe, më në fund, zgjedhjet e fundit presidenciale këtë vit. Megjithëse të gjitha proceset zgjedhore janë të ndryshme, megjithatë, sjellja e shërbimeve administrative të KSHZ-së përgjegjëse për realizimin e prokurimeve publike ka qenë identike për të katër ciklet zgjedhore. Dyshimet e anëtarëve të antikorrupsionit janë se thirrjet e hapura për blerje të materialit zgjedhor nuk ishin organizuara qëllimisht, por vazhdimisht, për arsye të pajustifikuara, ishin negociuar drejtpërdrejt me shtypshkronjën. Është interesante që gjithnjë si kompanie e preferuar është përzgjedhur “Kiro Dandaro” nga Manastiri, shkruan NOVATV, transmeton Portalb.mk.

Në një denoncim anonim deri te KShpK, i cili ka të bëjë me katër vitet zgjedhore, thuhet që KSHZ-ja, në negociata për përzgjedhje të ofertuesit më të favorshëm, me tendencë e ka përzgjedhur “Kiro Dandaro” dhe kështu ka mundësuar shërbimet profesionale të realizojnë përfitime të konsiderueshme materiale. Për më tepër, si lëshim i qëllimshëm i KSHZ-së theksohet se në procesin e negociatave gjithmonë është ftuar edhe shtypshkronja “Evropa 92” nga Kocani për të paraqitur ofertë në shpalljen e mbyllur. Por, në këtë rast e diskutueshme është që pronari i shtypshkronjës nga Koçani Ratko Dimitrovski është anëtar i bordit të drejtorëve të shtypshkronjës në Manastir, që do të thotë se nuk ka pasur sekret në ofertat e dy kompanive, megjithëse kjo është e detyrueshme kur realizohet prokurim publik.

KShZ për të gjitha proceset e lartpërmendura zgjedhore e ka përdor të njëjtin argument që afatet kanë qenë të shkurta dhe se nga mbyllja e Listës së Votuesve deri në Ditën e Zgjedhjeve, kur iu ka dashur materiali zgjedhor, nuk ka pas kohë të mjaftueshme për të shpallur tenderë, kështu që është dashur patjetër të aplikohen negociata të drejtpërdrejta të cilat, sipas KShPK-së, gjithashtu nuk janë zhvilluar siç kërkohet me rregullat ligjore. Në të gjitha konkluzionet e nismave që KShPK ua ka dërguar prokurorëve publik, për të marrë masa për ndjekje penale të disa punonjësve të KSHZ-së, thuhet se komisioni zgjedhor ka pas mundësi dhe kohë për të organizuar thirrje publike me pjesëmarrje të të gjithë operatorëve të interesuar, për të siguruar procedurë transparente, konkurrencë, si dhe përdorim racional dhe të duhur të parave publike në procesin e prokurimit publik, që në të vërtetë edhe është poenta e tenderëve.

Zgjedhjet 2016: “Kiro Dandaro” e rrah “Evropa 92”, megjithëse nuk janë konkurrentë

Më poshtë është një përmbledhje e detajeve të cikleve të zgjedhjeve që janë objekt i raporteve të KShPK-së e për të cilët zyrtarët e antikorrupsionit i konsiderojnë të mundshëm për ndjekjen penale të disa punonjësve të KSHZ-së. Në vitin 2016, pas negociatave të realzuara, shtypshkronja “Kiro Dandaro” nga Manastiri është zgjodhur për një shumë prej 390.000 euro. Në negociata, vatë sa për të pas një kompani konkurruese, është thirrur Evropa 92, e cila për shkak të Ratko Dimitrovskit nuk mund të jetë konkurrencë, sepse ofertat para së gjithash duhet të jenë sekrete.

KShPK në nismat e tij shkruan se me buxhetin e shtetit dhe ndryshimet e tij kanë qen[ të planifikuara fonde për realizim të aktiviteteve zgjedhore, si dhe fakti që KSHZ-ja ka miratoi akte të brendshme për shpërndarjen e fondeve të miratuar dhe planifikim të prokurimit, mbetet e paqartë përse më 8 nëntor 2016 (33 ditë deri në zgjedhje) është bërë ndryshimi i Planit vjetor të prokurimit publik dhe përse nuk janë ndërmarrë veprime për të planifikuar dhe kryer procedurë të rregullt të prokurimit publik për të siguruar transparencë më të madhe. Për më tepër që prokurimi bëhet për nevojat e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, shpallja dhe zbatimi i të cilave planifikohet për një periudhë më të gjatë, ndërsa në fund vlera e vlerësuar e kontratës është dukshëm e lartë.

Nga inspektimi i dokumentacionit të paraqitur, mund të konstatohet se KSHZ nuk ka siguruar dëshmi për marrjen e pëlqimit nga Këshilli për prokurime publike për të përdorur kriterin e ofertës ekonomikisht më të favorshme. Nëse kjo dëshmi nuk paraqitet, mund të konkludohet se KSHZ-ja nuk ka vepruar në përputhje me Ligjin për prokurime publike. Përkatësisht, është e rregulluar që Autoriteti kontraktues (KShZ) detyrimisht do të kërkojë pëlqimin e Këshillit para se të publikojë njoftimin për prokurim publik nëse parashikon të përdorë kriterin për ofertën ekonomikisht më të favorshme, që është bërë, përveç në raste kur zbaton procedurë të dialogut konkurrues ose lejon paraqitjen e ofertave alternative.

Zgjedhjet Lokale 2017: “Poliesterdej” me taktikë të fshehura është favorit

Për të mos dalë që vazhdimisht në negociata i ftojnë dy shtypshkronjat e njëjta që janë kontestuese për nga struktura e pronësisë dhe menaxhuese, për zgjedhjet lokale të vitit 2017 ishte ftuar shtypshkronjë e tretë – “Poliestredej” nga Shkupi. Edhe këtë herë, rregullat e tenderit publik nuk u respektuan, kështu që është aplikuar negocimi i drejtpërdrejt.

Në fund të fundit, papritmas është zgjedhur shtypshkronja e Shkupit, e cila ka hy ndërmjet ndaloi dy të tjerave dhe u ka ka prishi skemën e proceseve të mëparshme zgjedhore. Oferta e “Poliesterdej” kishte qenë 450,000 euro, ose 60 përqind e ofertave tjera, që kishin qenë nga 650.000 deri në 700.000 euro.

Nga kjo shtypshkronjë pohojnë se KSHZ kishte dashtë ta përjashtoje atë nga loja në pjesën e specifikimeve teknike (pamja e fletëvotimeve, elementet mbrojtëse, lloji i letrës dhe performanca të tjera teknike), por “Poliesterdej” paraprakisht, pa e ditur se do të fitojë negociatat, kishte ble sasi të mjaftueshme të letrës mbrojtëse në mënyrë që KSHZ nuk mund ta imponojë atë si një arsye për skualifikimin. Të ballafaquar me një çmim me të vërtetë drastik më të ulët në KSHZ nuk kishin pas zgjidhje tjetër për vitin 2017 përveç shtypjen e materialit zgjedhor t’ia kalojnë “Poliesterdejit”.

KSHZ për këto zgjedhje, siç thuhet në nismën e KShPK-së, deklaron se fondet për funksionimin e rregullt sigurohen nga Ministria e Financave, përkatësisht përdoret programi i rregullt 20, ndërsa fondet për realizimin e zgjedhjeve sigurohen pasi të shpallen zgjedhjet. në programin 21 – aktivitete zgjedhore, për këtë arsye vetë procedura nuk kishte qenë e paraparë më herët në Planin vjetor për prokurime publike. Por, sipas Antikorrupsionit, nëse merret pasur parasysh që me buxhetin dhe ndryshimet e tij kanë qenë të planifikuar fonde për zhvillimin e veprimtarive zgjedhore dhe faktin që KSHZ-ja kishte miratuar akte të brendshme për shpërndarjeve të mjeteve të miratuara dhe planifikim të prokurimeve, mbetet e paqartë pse ndryshimi i Planit vjetor për prokurime  publike është miratuar në 17 gusht 2017 (58 ditë para zgjedhjeve) dhe pse nuk janë ndërmarrë aktivitete për të planifikuar dhe realizuar procedurë të rregullt të prokurimit publik në kohën e duhur.

Referendumi 2018: Me specifikim të ri teknik përzgjidhet “Kiro Dandaro”

Viti i e ardhshëm 2018 mbahet referendumi për emrin e vendit. Dhe përsëri skema e njëjtë. Nuk ka tender, por negociata me shtypshkronjat. Këtë herë lista e tre kompanive është zgjeruar në pesë, duke përfshirë “11 Tetorin” dhe “Datapons” të cilat janë përjashtuar menjëherë, ndërsa garën e kanë vazhdua nga rivalët e zgjedhjeve lokale. Si është përzgjedhur “Kiro Dandaro”, e cila nuk e kishte ofertën më të ulët? – Antikorrupsioni në raporti thekson që specifikimet teknike që janë pjesë e dokumentacionit të tenderit përcaktojnë karakteristikat e subjektit të prokurimit, të cilat dallojnë nga ato që përdoren në procesin e prokurimit të përgatitjes dhe shtypjes së materialit zgjedhor konfidencial për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2016 dhe për zgjedhjet lokale në vitin 2017.

Përkatësisht, specifikimet teknike bënë ndryshime në tiparet e letrës mbrojtëse dhe në veçoritë e shtypjes të cilat kontribuuan vetëm operatori ekonomik të cilit iu dha kontrata, me vlerë 210,000 EUR, të përmbush plotësisht kërkesat dhe kushtet e specifikimeve teknike. Kjo do të thotë, konkurrentët e tjerë janë nxjerrë në mënyrë jo korrekte jashtë loje për të përzgjedhur “Kiro Dandaro”. Veprimi i këtillë e hap çështjen nëse administratorët e KSHZ-së e kanë ditur paraprakisht se çfarë lloj letre ka pas shtypshkronja e Manastir në magazinë, kështu që ata e kanë zgjedhur rreptësisht atë lloj letre? – Por, a janë ndryshuar letra dhe masat mbrojtëse të saj qëllimisht, sepse Poliesterdej kanë pas në depo letër që u kishte mbetur prej më parë, kur ata i kanë shtypur fletat e votimit për zgjedhjet lokale, kështu që është kërkuar mënyrë për ta refuzuar atë. Kjo kishte rezultuar me atë që ata të kenë ofertën më të favorshme, por kot, sepse vetëm konkurrenti Kiro Dandaro e kishte pasë letrën e re nga specifikimi teknik.

Zgjedhjet Presidenciale 2019: Dhe sërish e njëjta, fiksohen kushtet që t’i  përmbushë vetëm një

Më në fund, në zgjedhjet e fundit, presidenciale, katër kompani janë në rrethin e ngushtë për të shtypur fletëvotimet. Tre që paraqiten vazhdimisht, plus edhe “Sofia” nga Bogdanci. Në fund, fituesi është bërë i qartë dhe “Kiro Dandaro” ka fituar edhe 450,000 euro, shumë identike me atë të “Poliesterdej”, por që përdorimi për zgjedhjet lokale është shumë më i gjerë se ato për presidenciale. Nga atje kanë parashtruar ankesë kundër shtypshkronjës së zgjedhur, por në përgjigje është theksuar që sipas orarit për zgjedhje Presidenciale, parashtruesit e listave të kandidatëve i kanë dorëzuar ato në KSHZ më 21 mars. Listat janë konfirmuar nga KSHZ më 23 mars, ndërsa më 29 Mars 2019, lista e zgjedhësve është mbyllur (zgjedhjet janë më 21 Prill).

Këto rrethana gjoja kanë kontribuar në përmbushjen e kërkesave që prokurimi të kryhet përmes procedurës së negociuar pa publikimin e njoftimit për kontratë, pasi që në momentin e miratimit të fondeve për mbajtjen e referendumit nuk kishte qenë e mundur të zbatoheshin afatet për publikimin e procedurës së hapur. Por KShPK-së nuk mendon si KSHZ-ja, por shënon në Prokurorinë publike që sipas parave dhe Planit vjetor për prokurime publike, kishte pas mjaft kohë për të realizuar procedurë transparente, të hapur për prokurimin e materialit të votimit. Është gjithashtu e paqartë përse afatet për paraqitjen e listave të kandidatëve dhe mbylljen e listave të zgjedhësve nuk janë të harmonizuara me afatet e realizimit të një procedure transparente të prokurimit publik. Edhe këtu, shuma e kontratës vlerësohet si dukshëm e lartë. Për më tepër, për këto zgjedhje janë bërë specifikime teknike, me të cilat tre shtypshkronja janë përjashtuar nga loja dhe KSHZ-ja përsëri i rregullon qëllimisht kushtet për “Kiro Dandaro”.

Kush do të përgjigjet?

Le të supozojmë se askush nuk ka përfituar financiarisht nga materiali zgjedhor. Sidoqoftë, janë shkelur rregulla ligjore në lidhje me prokurimin e materialit konfidencial zgjedhor. Rregullat janë të qarta. Procedura e negocimit pa publikuar shpallje bëhet vetëm në raste të jashtëzakonshme / specifike të përcaktuara në mënyrë të rreptë me ligj, kur autoriteti kontraktues (KShZ) nuk është në gjendje të zhvillojë, ose nuk ka arritur të kryejë ndonjë nga procedurat e rregullta të prokurimit publik, kur vetëm një operator ekonomik mund të zbatojë kontratën (arsye teknike ose artistike që ndërlidhen me mbrojtjen e një të drejte ekskluzive), për shkak të urgjencës ekstreme që afatet në procedurat e rregullta nuk janë të zbatueshme, si dhe për blerjen e mallrave, shërbimeve dhe emergjencave; punë plotësuese në raste të përcaktuara me ligj.

Procedura me negocim pa publikuar shpallje mundëson që autoritetet kontraktuese të lidhin kontratë për prokurim publik jashtë rregullave për kryerjen e procedurave të rregullta.

Përkatësisht, kur gjatë zbatimit të procedurës, pragjet dhe afatet për kryerjen e procedurës nuk janë të zbatueshme, nuk është e përshkruar asnjë detyrim për të siguruar konkurrencë dhe çmimin më të ulët, asnjë detyrim për të publikuar shpallje me çka shkelet parimi i transparencës në procedurë, nuk parashihet detyrim për të zhvilluar ankand elektronik dhe lihet hapësirë e madhe për vendimmarrje subjektive nga zyrtarët e KShZ-së.

Ekziston mundësia që disa nga aktivitetet që ndërlidhen me procesin zgjedhor, siç është pastrimi i listës së zgjedhësve dhe afati i fundit për paraqitjen e listave të kandidatëve nga pjesëmarrësit në zgjedhje, mund të kenë ndikim objektiv në fillimin me kohë të procedurës së prokurimit publik, por kjo duhet të vërtetohet nga ekspertë të KShZ-së. Në raportet e KShPK-së thuhet se procedurë e tillë sekrete e shkel Ligjin për prokurime publike, si dhe Kodin Penal në fushën e abuzimit me procedurën e prokurimit publik, si dhe përdorimin e një dokumenti me përmbajtje false.

Nëse ndonjë nga zyrtarët për prokurime në KShZ do të përgjigjet për ndonjë nga këto vepra penale mbetet të vlerësojë Prokuroria publike. Dobre Janchev, sekretari i përgjithshëm i KShZ-së, është ftuar në Komisionin e Antikorrupsionit, për të dhënë deklaratë si për postin e tij, ashtu edhe për atë se shumë herë ka qenë pjesë e komisionit të prokurimit. Në komunikim me të, ai kërkoi kohë shtesë për t’iu përgjigjur pretendimeve të bëra nga zyrtarët antikorrupsion.

Dhe në fund për paratë. Nëse krahasoni të njëjtat shuma të “Poliesterdej” në vitin 2017 kur janë mbajt në zgjedhjet lokale gjatë të cilave ka nga dy fletëvotime, ndërsa në Shkup katër ose gjithsej 4,55 milion, dhe atë të “Kiro Dandaro” për zgjedhjet presidenciale të vitit 2019 , me një shumë identike prej 450.000 euro megjithëse në vitin 2019 janë printuar më pak fleta (1.8 milion), me format më të vogël dhe më pak tekst, atëherë është e logjikshme të ketë dyshime se si është e mundur të nënshkruhen marrëveshje me të njëjtën shumë, ndërsa për zgjedhje krejt të ndryshme për nga vëllimi. Një fakt tjetër që del nga shifrat është se për zgjedhjet lokale, kur “Poliesterdej” ka ofertë prej 450,000 euro, shtypshkronjat tjerë kanë oferta me vlerë për në shkallë 200-250,000 euro në shkallë.

Nëse në atë shpallje “Poliesterdej” nuk do të kishte blerë më herët letrën me elementet mbrojtëse siç janë kërkuar në specifikimin teknik dhe nuk do të ishte zgjedhur për shtypje, atëherë është e sigurtë që Kiro Dandaro do të ishte zgjedhur, por për një çmim shumë më të shtrenjtë. Nëse një shtypshkronje mund të bënte punën për 450,000 euro, atëherë pse një tjetër do të bënte të njëjtën punë për 700,000? A pyetni veten ende?

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button