FIFA dërgoi në gjyq Platinin dhe Blatterin

“Lufta” mes FIFA-s dhe dy ish zyrtarëve të saj, ish presidentin, Sepp Blatter dhe ish nënkryetarit, Michel Platini ka kaluar në një tjetër shkallë.

Institucioni më i lartë i futbollit botëror ka nisur veprimet juridike ndaj dy drejtuesve të saj, ku i kërkon një dëmshpërblim prej 1.8 milionë euro, transmeton OraNews.

“FIFA ka depozituar në gjykatën zvicerane një padi kundër ish-presidentit të FIFA-s, Sepp Blater dhe ish-zv/presidentit, Michel Platini, duke kërkuar rikthimin e 2 milionë frangave zvicerabe (rreth 1.84 milionë euro), të cilat Platini i ka marrë në formë pagese në vitin 2011,” thuhej në njoftimin e FIFA-s.

Një veprim ky që pritej prej kohësh nga ana e FIFA-s, e cila kërkon të pastrojë imazhin pas skandaleve që shpërthyen nën drejtimin e dyshes, Blatter-Platini.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button