Pacolli takim me Papa Françeskun

Ministri i Jashtëm në detyrë i Kosovës Behgjet Pacolli, ka folur për bisedën që pati nga pritja që iu bë sot atij nga Papa Françesku.

Pacolli ka thënë se takimi ndodhi në zyrën private të Papa Françeskut, ndërsa theksoi se ai është shfaqur i interesuar për zhvillimet në Kosovë, njofton Klan Kosova.

”Papa Françesku u interesua shumë për situatën në Kosovë, sidomos për periudhën prej pas luftës e këndej. Është i interesuar për harmoninë fetare. Ajo që i interesoi edhe për mundësitë që sa më shpejtë që mes Kosovës e Serbisë, të ndodhë edhe pacifikimi i këtyre dy shteteve”.

Ai shton se raportet mes Kosovës e Vatikanit nuk janë lënë në harresë, derisa theksoi që e ka menduar njohjen, njofton Klan Kosova.

”Marrëdhëniet mes Kosovës e Vatikanit janë në qendër të vëmendjes. Ai thotë se ju nuk jeni harruar. Ne dëshirojmë që sa më parë të dilni nga kjo situatë, të punoni për mirëqenien e qytetarëve dhe asnjëherë të mos humb shpresa e bashkëjetesës”.

”Papa Françesku, Kosovën e quan: ”vend të mrekullueshëm, si vend i bashkëjetesës me shumë fe dhe aty ku fliten shumë gjuhë”.

”Është e sigurt që Vatikani ka lëshuar një mundësi shumë të mirë, ta njeh Kosovën kur shtetet demokratike të Kosovës të Europës e njohin. Askush në Vatikan nuk mendon ndryshe pos që një ditë ta njeh Kosovën dhe Kosova të jetë mes shteteve që do të jenë të përfaqësuara edhe në Vatikan”.

Pacolli në Info Magazine, pohoi se Kosova është në rrugën e duhur por nuk është koha për një datë se kur mund të ndodhë njohja nga Vatikani, njofton Klan Kosova.

”Jemi në rrugë të mirë, por s’mund askush të flas për një datë se kur do të ndodhë ajo njohje. Kosova është në qendër të vëmendjes dhe ne duhet të mos e humbim shpresën. Dhe duhet të kontribuojmë normalisht me veprimet tona, të punojmë me mirëqenien e qytetarëve”.

”Asnjëherë me veprimet tona të mos bëjmë dicka që na largojnë nga rruga drejt një kontrate të rëndësishme mes Serbisë e Kosovës. Dialogu është i pashmangshëm, ai duhet të vazhdojë dhe për këtë Papa i shenjtë edhe lutet. Serbia me veprimet e saj asnjëherë s’mund t’ja hjek asnjë pikë për keqbërjen ndaj shtetit të Kosovës”.

”Ishte një bisedë me disa miq sot në Romë,  Serbia para pak viteve flet për realitetin që ka ndodhur për rastin Panda. Presidenti Vuciq e pranon se rasti Panda ka ndodhur. Dhe sot ai flet dhe thotë se këtë e ka bërë shqiptarët”.

”Ne nuk duhet të presim nga Serbia që ata të shkojnë dhe të flasin mirë për Kosovën. Sa i përket çnjohjet asnjë letër nuk kemi pranuar për ndonje çnjohje. E dimë se Beogradi ka demonstruar disa letra të nënshkruara prej njerëzve që ne nuk e dimë kush janë ata. Dokumenti ekziston dhe askush nuk mund ta mohojë Rezolutën 1244”.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button