Zaev: Spasovski dhe Carovska kryeministrat e mundshëm pas 3 janarit

Zoran Zaev, kryeministri në largim në Maqedoninë e Veriut është shprehur përsëri i bindur se është për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill, ashtu siç ishin marrë vesh partitë politike, transmeton Portalb.mk.

“Pres më 3 janar, datë e cila është 100 ditë para zgjedhjeve të konstatohet dorëheqja ime me çka do të ndërpritet të funksionojë kjo qeveri të cilën e udhëheq dhe në seancën me propozim të mandatarit të ri i cili fiton mandat nga presidenti i shtetit të prezantohet qeveria teknike dhe programi dhe të zgjidhet”, tha Zaev.

Ai është shprehur i gatshëm edhe për formimin e Qeverisë teknike, ashtu siç është e paraparë 100 ditë para zgjedhjeve parlamentare, ku si kandidatë të mundshëm për kryeministër teknik llogariten dy ministrat në largim, Oliver Spasovski dhe Milla Carovska. Por ai nuk përjashtoi edhe mundësin për pranimin e një propozimi nga jashtë.

Zaev premtoi se do të bën një zgjidhje për Ratifikimin e marrëveshjes për anëtarësim në NATO, në atë mënyrë që ‘të mos mbeten dilemat se ekziston çfarëdo argumenti për shtyrjen e zgjedhjeve’.

“Ne duhet të dakordohemi rreth emrit të kryeministrit teknik, për dy zëvendësministra plotësues në MPPS dhe MPB me të drejtë vetoje. Me siguri deri në fund të vitit duhet të pasojë edhe kërkesë dhe propozime të opozitës për ministra në MPB dhe MPPS, por edhe tre zëvendësministra dhe për ata të bisedojnë me pushtetin. Lakohen emrat që janë shumë logjik, siç shton, për ministrat Spasovski dhe Carovska, shkaku se ata largohen nga ministritë”, deklaroi Zaev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button