Maqedonia e Veriut dhe Serbia e nënshkruajtën marrëveshje për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski njoftoi se sot së bashku me ministri serb të Punëve të Brendshme, Nebojsha Stefanoviq kanë nënshkruar tre marrëveshje bilaterale mes dy shteteve.

Spasovski theksoi se akti i parë që është nënshkruar sot është marrëveshja mes dy qeverive për hapjen e vendkalimit të përbashkët kufitar Llojan-Miratoc, transmeton Shenja.

“Ky vendkalim kufitar është problem me të cilin qytetarët përballen tash e 20 vite. Puna jonë fillon me hapjen e kufirit të përbashkët që fillimisht do të funksionojë si vendkalim për komunikacion lokal, ndërsa pas plotësimit të kushteve do të funksionojë edhe si pikë e përbashkët kufitare për qarkullim ndërkombëtarë të trafikut”, theksoi Spasovski.

Dy qeveritë, përveç marrëveshjes për hapjen e kufirit Llojan-Miratoc kanë nënshkruar edhe marrëveshje për luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore dhe marrëveshje për bashkëpunim kundër trafikimit të emigrantëve.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button