“Ti nuk do jesh kurrë vetëm”, koncert solidaritetit në Tiranë për rindërtimin e shkollave të rrënuara nga tërmeti

Koncerti i solidaritetit “Ti nuk do jesh kurrë vetëm”, do të mbahet më datë 20 dhjetor në Parkun Olimpik, Tiranë ku të ardhurat e mbledhura nga shitja e biletave do të shkojnë për rindërtimin e shkollave të dëmtuara nga tërmeti.

Artistët bashkohen në ndihmë të të prekurve nga tërmeti i 26 nëntor në një koncert solidariteti.

Kryeministri Edi Rama shprehet se ky koncert është një mundësi e mirë për t’u bashkuar në mbështetje të atyre që sot kanë nevojë jetike për gjithë ne.

”Koncerti i solidaritetit “Ti nuk do jesh kurrë vetëm”, një mundësi për t’u bashkuar në mbështetje të atyre që kanë sot nevojë jetike për të gjithë ne”, tha Rama.

Rama shprehet se me blerjen e biletës së koncertit secili prej nesh mund të kontribuoj në fondin për rindërtimin e shkollave të rrënuara nga tërmeti.

“Me biletën e koncertit, që mund ta gjeni në sportelin e Pallatit të Kongreseve, secili prej nesh do të kontribuojë për fondin e rindërtimit të shkollave të rrënuara nga tërmeti. 20 dhjetor, Parku Olimpik, Tiranë”, shprehet Kryeministri Rama.

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button