Shilegov premtoi se prej në shkurt në Shkup do të qarkullojnë 33 autobusë me gaz

Prej shkurtit nëpër rrugët e Shkupit do të mund të shihen 33 autobusët e rinj me gaz, paralajmëroi sot kryetari i Shkupit Petre Shilegov në tribunën përfundimtare “Në rrugë të drejtë” që po mbahet në Shkup, shkruan MIA.

“Në vend të furnizimeve të autobusëve të rinj, në rrugë janë 33 autobusë me gaz të cilat nga shkurti i ardhshëm do t’i shohim nëpër rrugët e Shkupit”, tha Shilegovi, duke shtuar se po ndërmerren masa sistematike edhe në pjesën e higjienës së qytetit, komunikacionit dhe ndotjes së ajrit.

Me autobusët e rinj ekologjik pritet në vit të kursehen 25.000 euro për karburante në krahasim me autobus dykatësh kinezë. Autobusët e rinj do të kenë ndikim edhe mbi uljen e ndotjes së ajrit në qytet sepse emetojnë përqendrim të parëndësishëm të grimcave PM.

NTP – Shkupi do të marrë autobusë të rinj njëpjesësh dhe dyshe nga prodhuesi gjerman “MAN”. Ndërmarrja kroate “Auto Hrvatska”, përfaqësues i përgjithshëm për markat e autobusëve “MAN”, “Otokar” dhe “Neoplan”, e ka fituar tenderin për blerjen e autobusëve CNG me dysheme të ulët për gaz të ngjeshur për transport publik në Shkup.

Autobusët e rinj për NTP – Shkup janë blerë me kredi prej 10 milionë euro nga BERZH, me të cilin është paraparë të përmirësohen shërbimet në transportin publik të Shkupit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button