Mehri, një e drejtë e pakontestuar e gruas në shoqërinë shqiptare të RMV-së

Pozita e femrës në shoqëri është ngritur, ajo gëzon privilegje dhe të drejta të shumta dhe një nga këto të drejta është e drejta e Mehrit. Në të gjtiha shkrimet dhe zakonet e saj, e drejta e sheriatit i ka dhënë rëndësinë maksimale përkujdesjes dhe respektimit ndaj gruas duke i lejuar të drejtën e posedimit të pasurisë dhe të mirave të tjera materiale.

Në periudhën e injorancës paraislame gruas i janë mohuar të drejtat dhe kujdestari i saj ka zotëruar gjithë pasurinë e saj duke mos i dhënë mundësi që të posedojë pasuri dhe të administrojë dhe disponojë me pasurinë e saj. Feja Islame e ka çliruar gruan nga kjo padrejtësi duke e obliguar mehrin mbi burrin dhe duke e bërë atë të drejtë të gruas dhe jo të babait të saj. Mehri është pasuri që i takon gruas dhe dhënia e saj është detyrë e burrit që t’ia dhurojë gruas së tij dhe nuk mund të kompenzohet. Një e drejtë e këtillë  i jep rendesi vleres se gruas  qe ia njeh e drejta e sheriatit. Mehri është pasuri e caktuar që bashkëshorti ia jep bashkëshortes së tij.

Mehri nuk është çmim i gruas, por e drejtë e saj dhe nënkupton dashurinë dhe vlerësimin që burri ka për gruan e tij.Mehri tregon zotimin e burrit se ai do të kujdeset për nevojat financiare të gruas së tij. Ky është obligim i bashkëshortit,të cilin e meriton femra me lidhjen e kurorës se vlefshme.Gjithashtu, qëllimi i mehrit është zemra e gruas të kënaqet dhe të ndihet e nderuar.

Obligimi i bashkëshortit për t’ia dhënë mehrin bashkëshortes argumentohet me Kur’an dhe Hadith ku thotë: “Dhe jepuni grave (që martoheni me të) mehrin e tyre me gjithë zemër”(Nisa;4). “Grave jepuni dhuratën e kurorës së tyre(niqahin)më të mirë,e në qoftë se ato nga vullneti i vet ju falin diçka nga ajo,atëherë hajeni atë hallall të mirë. Mehër mund të kërkohet çdo gjë materiale dhe sentimentale, sepse qëllimi në dhënien e mehrit nuk është vetëm dhënia e pasurisë e cila është simbol i dëshirës për martesës.

Nuk ka kufi të përcaktuar për vlerën e mehrit,pra nuk ka kufi të caktuar për vlerën minimale apo maksimale të mehrit,por kjo është e lirë për tu përcaktuar nga secili sipas mundësisë,gjendjes financiare dhe traditës,sepse njerëzit ndryshojnë në aspektin e varfërisë dhe pasurisë dhe secili vend ka zakonet e tij. Nuk duhet tepruar në kërkimin e mehrit në mënyrë që të vështirësohet për burrin dhënia e saj.

Edhe Pejgamberi a.s. në lidhje me mehrin ka thënë: “Kërko(për të paguar mehrin), edhe nëse është një unazë prej hekuri. Sipas te drejtes se sheriatit, lloji dhe sasia e mehrit nuk është e përcaktuar. Mehri përcaktohet sipas dëshirës së palëve, pra, nëse të dy palët janë dakord për një gjë të tillë. Mehri mund të caktohet edhe më vonë, por gjithsesi të caktohet para se bashkëshortët të vetmohen. Mehri është një e mirë që bie mbi gruan. Gruaja është e lirë ta përdorë mehrin si të dëshirojë për sa kohë që ajo e bën këtë në rrugë hallall (të lejuar). Mehri është e drejtë e veçantë vetëm për femrën dhe nuk ka të drejtë askush të manipulojë me të,as prindi dhe as burri,vetëm se me lejen e saj.

Por preferohet që femra të jetë e butë dhe e mëshirshme ndaj burrit dhe të mos e ngushtojë apo ti bëjë presion atij duke i kërkuar sasi të madhe të mehrit.

Rritja e mehrit dhe ekzagjerimi i tij krijon një pengesë të madhe për martesë dhe më pas sjellë veprime dhe pasoja negative për burrat dhe gratë.

Një aspekt negativ i mehrit të lartë dhe të ekzagjeruar është vështirësia dhe stresi që i shkaktohet burrit për shkak të detyrimit që ka ndaj gruas. Pejgamberi a.s.është martuar disa herë dhe në asnjë rast nuk ka ngelur pa e paguar mehrin dhe gjithashtu kur i ka martuar vajzat e veta të gjitha i ka martuar me mehër, por nuk u ka përcaktuar mehër më të lartë se dymbëdhjetë Ukije prej argjendi as për gratë e tij e as për bijat e tij. (Ukije,njësi matëse e barabartë me 40 derhem kurse një derhem është 3,5 gram.12 Ukije janë të barabarta me 480 derhem ose 1680 gram argjendi). Pejgamberi a.s. ka shkruar: “Begatia qëndron me mehrin dhe në martesën e lehtë me moralin e saj të lartë, mos rrespektimi i saj është me përbuzjen e mehrit të saj me vështirësitë e martesës dhe në moralin e saj shumë të ulët”. Nëse bashkëshkorti të jep diçka të vogël dhe ti pajtohesh me të është nê rregull.

Preferohet që një sasi të mehrit bashkëshorti ta jap para se të martohen ose para se të vetmohen,ndërsa sasinë tjetër çifti merret vesh dhe burri e pyet vajzën nëse mund t’ia jap gradualisht. Por bashkeshoretet mundet te merren vesht që dhënia e mehrit të bëhet edhe gjatë martesës. Përveç kësaj mehri është mjet për forcimin e lidhjes martesore dhe për realizimin e dashurisë dhe mëshirës në mes të bashkëshortëve.

Është e mundur që të përshpejtohet pagimi i mehrit,  njëkohësisht mund të kryhet dhe shtyrja e tij ose mund të pagohet vetëm një pjesë e tij dhe të shtyhet pagimi i pjesës së mbetur sipas traditave ose zakonit të popullatave të ndryshme.

Preferohet përshpejtimi i pagimit të një pjese të mehrit duke u bazuar ne hadithin e transmetuar nga Ibn Abbasi(r.a) i cili tregon se Profeti(s.a.u.s) e ka ndaluar Aliun(r.a) që të kryejë marrëdhënie me Fatimen derisa t’i japë asaj një pjesë të mehrit.

Është e detyrueshme që të jepet gjysma e mehrit kur divorci  ose ndarja e çiftit kryhet para se burri ta prekë gruan intimisht.

Ibn Abbasi ka treguar për një mashkull që ka qëndruar vetëm me gruan e tij dhe më pas e ka divorcuar atë duke treguar se nuk e ka prekur gruan dhe si pasoj duhet të japë gjysmën e mehrit.

Në rastin kur një burrë martohet me gruan dhe kryejnë marrëdhënie intimie dhe pas marrdhënies çifti divorcohet, burri është i detyruar ti japë gruas së tij vlerën e plotë të mehrit

Mehri anulohet gjithashtu edhe në rastin kur gruaja vetë kërkon që burri mos t’i japë mehrin para kryerjes së marredhënieve ose kur ajo i’a dhuron mehrin burrit të saj.

Nëse gruaja nuk e ka arritur moshen madhore, atëherë babai i saj ka të drejtë ta marre mehrin sepse ai është kujdestari i pasurisë së saj prandaj ai ka të drejtën që ta posedoj këtë mehr. Në rast se gruaja nuk ka baba ose gjysh atëherë kujdestari i saj per te drejtat pasurore e merr mehrin e dhe e dërgon atë tek ruajtësi i cili nuk ka të drejtë ta përdor mehrin pa marrë një leje përdorimi nga gjykata.

Për sa i përket mehrit të gruas së rritur që më parë ka pasur një martes me një burrë tjetër, në këtë rast askush nuk ka të drejtë ta posedoj mehrin e saj pa lejen e dhënë nga vet gruaja sepse vetëm kjo grua ka të drejtë që ta përdorë pasurinë e saj sipas dëshirave të saj, e gjitha kjo tregoj se gruaja e lejon dikë që të veprojë në të këtë mënyrë pasi heshtja e gruas nënkupton pohimin e sjelljes së babait të saj.

Disa rregulla të mehrit pas shkurorzimit:
1.Nëse vajza ndahet me të fejuarin ende  pa u martuar dhe nuk e ka caktuar mehrin,në këtë rast asaj nuk i takon mehër,por i takon një sasi e vogël simbolike e vlerës materiale;
2.Nëse vajza ndahet me të fejuarin pa u martuar por pasi të ketë caktuar mehrin,në këtë rast asaj i takon gjysma e mehrit;
3.Nëse është ndarë pasi është martuar pa e caktuar mehrin në këtë rast asaj i takon mehri i ngjashëm(ashtu siç kanë marrë mehër shoqet e saja);
4.Nëse është ndarë pasi është martuar pasi e ka caktuar mehrin,në këtë rast i takon krejt mehri. Lidhur me këtë duhet cekur se, në shoqërinë tone shqiptare,të rinjët të cilët lidhin edhe martesë fetare, është modifikuar çështja e dhënies së mehrit.
Mehri i garantuar me rastin e lidhjes së martesës fetare, jepet vetëm nëse martesa divorcohet edhe atë nëse ndarja bëhet me fajin e burrit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button