Filloi rikonstruimi dhe zgjërimi i “Rrugës së plastikave” në Shkup

Qyteti i Shkupit sot e fillo fazën e parë të rikonstruimit dhe zgjerimit të bulevardit “Nikola Karev”, apo e njohur si “Rruga e plastikave”. Punët ndërtimore do të zhvillohen në udhëkryqin afër “Bit Pazarit” deri në hyrjen te kazerma “Ilinden”, me një gjatësi totale prej 1,440 metrash, transmeton Portalb.mk.

Kryetari i Shkupit, Petre Shilegov dhe kryeministri Zoran Zaev sot inspektuan punimet në këtë rrugë

“Në këtë pjesë do të realizohet kanalizim atmosferik i cili deri sot nuk ka ekzistuar, gjithashtu do të bëhet rikonstruimi i plotë i instalacioneve nëntokësore, për këtë janë të informuar edhe personat juridik. Rregulli është i qartë, pesë vite pas përfundimit të rikonstruimit nuk do të lejojmë gërmime. Kjo është faza e parë e rikonstruimit të kësaj rruge, jemi duke punuar në projektimin e fazës së dytë dhe pritet që në pranverë të vazhdojmë punimet nga hyrja në kazermën “Ilinden” deri në bulevardin “Slovenia””, tha Petre Shilegov.

Faza e parë e punëve ndërtimore duhet të përfundoje deri në prill të vitit 2020. Rruga e plastikave në të ardhmen do të ketë 3 korsi trafiku, shteg për biçikleta si dhe gjelbërim.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button