Ujësjellësit e Ohrit dhe Strugës do të bëhen ndërmarrje të veçuara publike

Qeveria ka siguruar 183 milionë denarë për riparimin e sistemit të kolektorit për mbrojtje të Liqenit të Ohrit, transmeton SDK.

Ndërmarrja publike e deritanishme “Proakva”, në përbërje të së cilës kanë qenë ujësjellësit i Ohrit dhe Strugës, si dhe sistemi i kolektorit, është ndarë në tre ndërmarrje. Prej tani ujësjellësi i Ohri dhe Strugës do të funksionojnë si ndërmarrje të ndara publike, ndërsa do të fillojë edhe ndërmarrja shtetërore “Sistem kolektori”.

Për këtë kanë dhënë pëlqim këshilltarët e Këshillit të Qytetit të Ohrit, të cilët e kanë pranuar Planin për ndarje të NPM “Proakva”.

Qeveria ka siguruar 183 milionë denarë për riparimin e sistemit të kolektorit për mbrojtjen e Liqenit të Ohrit nga ujërat e zeza dhe të ndotura, që është në gjendje shumë të keqe. I njëjti tani punon vetëm me 20 përqind të kapacitetit të vet optimal.

Riparimi do të fillohet së shpejti. Mjetet do të përdoren për zgjidhje të problemit me pusetat të cilat derdhen, pastrim i tubacionit dhe për zëvendësim të sistemeve të reduktorëve në stacionet e pompave përgjatë gjithë sistemit të kolektorit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button