Edhe këtë vit subvencionet për motorë ekologjikë të autobusëve mbetën të papërdorura nga pronarët privatët

Transportuesit me autobusë privatë nga Transporti publik i Shkupit edhe këtë vit nuk kanë treguar interes vit për të përdorur subvencionet e Qytetit të Shkupit për të përshtatur motorët e autobusëve në karburante ekologjike. Vitin e kaluar 20 milion denarë mbetën të papërdorura dhe shumë e njëjtë do të mbetet pa përdorur edhe në vitin 2019 për shkak të mungesës së interesit nga transportuesit privatë, shkruan Meta.mk, transmeton Portalb.mk.

“Qyteti i Shkupit në disa takime u përpoq të informojë dhe animojë përfaqësuesit e transportuesve privatë për lehtësimet që ofrohen, por këto përpjekje nuk ngjallën interes te transportuesit”, thonë për “Meta.mk” nga Departamenti për marrëdhënie me publikun zë Qytetit të Shkupit.

Trafiku, së bashku me amvisëritë dhe objektet industriale, janë identifikuar si tre burimet më të mëdha të ndotjes së ajrit në Shkup. Autobusët e transportit publik qarkullojnë çdo ditë në rrugët e Shkupit dhe është pikërisht flota e transportuesve privatë që kryesisht janë blerë si mall “i vjetër” nga jashtë.

Qëllimi i këtij projekti të autoriteteve të qytetit është që t’u mundësojë këtyre transportuesve të instalojnë pajisje me gaz ose të bëjnë modifikime tjera në flotën ekzistuese në mënyrë që të zvogëlohet ndotja e ajrit në Shkup.

Qyteti i Shkupit informon se buxheti për vitin 2020 është në fazën e fundit të krijimit dhe gjer tani ende nuk është përcaktuar sasia e mjeteve që do të ndahen vitin e ardhshëm për përshtatje të flotës ekzistuese të transportuesve privatë me motorë me eko-karburant.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button