Pjesëmarrje e lartë në zgjedhjet e parakohshme të kësaj të enjtje në Britaninë e Madhe

Pjesëmarrje tepër e lartë në zgjedhjet e parakohshme të kësaj të enjtje në Britaninë e Madhe. Miliona britanikë japin votën e tyre në këto zgjedhje që për shumë janë konsideruar një referendum për BREXIT.

Qendrat e votimit mbyllen në 22.00 me orën lokale dhe janë të shumtë ata që kërkojnë të thonë fjalën e tyre duke sfiduar temperaturat e ulëta.

Një dalje e tillë në votime nuk ishte parë prej dekadash shkruan “The Sun”. Analistët thonë se ky masivitet mund t’i shkaktojë probleme nxitësit të këtyre zgjedhjeve, kryeministrit konservator Boris Johnson i cili mbështet daljen e vendit nga BE, me apo pa marrëveshje.

Edhe Daily Mail shkruan se pjesëmarrja e lartë ndihmon kauzën e qëndrimit në BE, që edhe pse jo zyrtarisht mbështetet nga partitë opozitare, laburistët dhe liberaldemokratët.
Gjithsesi, deri më tani sondazhet para zgjedhjeve nxjerrin në krye konservatorët e Johnson me 44%, që megjithatë pritet të mos e arrijë shumicën prej 325 deputetësh për të formuar i vetëm qeverinë. Analistët janë skeptikë se këto zgjedhje do t’i japin fund paqartësive për BREXIT-in.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button