Shorti për 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve hidhet të hënën

Mbrëmë u plotësuan radhët e shortit të së hënës për 1/8 e finales në UEFA Ligën e Kampionëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Shorti do të hidhet në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës dhe në të do të përballen 8 fituesit e grupeve me ekipet që përfunduan grupet në vendin e dytë.

Fituesit e grupeve janë Barcelona (Spanjë), Bayern Mynih (Gjermani), Juventus (Itali), Leipzig (Gjermani), Liverpool (Angli), Manchester City (Angli), Paris Saint-Germain (Francë) dhe Valencia (Spanjë).

Ndërkohë, në vendin e dytë u radhitën Atalanta (Itali), Atletico Madrid (Spanjë), Borussia Dortmund (Gjermani), Chelsea (Angli), Lyon (Francë), Napoli (Itali), Real Madrid (Spanjë) dhe Tottenham Hotspur (Angli).

Ndeshjet e para janë caktuar të zhvillohen më 18, 19, 25 dhe 26 shkurt, ndërsa ndeshjet kthyese më 10, 11, 17 dhe 18 mars.

Ekipet që kanë përfunduar fazën e grupeve në vendin e tretë, do të vazhdojnë garat në 1/16 e finales në UEFA Liga Evropë.

Renditja përfundimtare pas ndeshjes së fundit në fazën e grupeve është si vijon:

Grupi A:

Ekipet Ndeshje Fitore Barazime Humbje Gola të shënuar Gola të pranuar Gol diferenca Pikë
PSG 6 5 1 0 17  2 15 16
Real Madrid 6 3 2 1 14  8   6 11
Club Brugge 6 0 3 3 4 12  -8   3
Galatasaray 6 0 2 4 1 14 -13   2

 

Grupi B:

Ekipet Ndeshje Fitore Barazime Humbje Gola të shënuar Gola të pranuar Gol diferenca Pikë
Bayern Munchen 6 6 0 0 24  5 19 18
Tottenham 6 3 1 2 18 14   4 10
Olympiakos 6 1 1 4   8 14  -6   4
Crvena zvezda 6 1 0 5   3 20 -17   3

 

Grupi C:

Ekipet Ndeshje Fitore Barazime Humbje Gola të shënuar Gola të pranuar Gol diferenca Pikë
Manchester City 6 4 2 0 16   4 12 14
Atalanta 6 2 1 3   8 12  -4   7
Shakhtar Donetsk 6 1 3 2   8 13  -5   6
Dinamo Zagreb 6 1 2 3 10 13  -3   5

 

Grupi D:

Ekipet Ndeshje Fitore Barazime Humbje Gola të shënuar Gola të pranuar Gol diferenca Pikë
Juventus 6 5 1 0 12  4  8 16
Atletico Madrid 6 3 1 2   8  5  3 10
Bayer Leverkusen 6 2 0 4   5  9 -4   6
L. Moskova 6 1 0 5   4 11 -7   3

 

Grupi E:

Ekipet Ndeshje Fitore Barazime Humbje Gola të shënuar Gola të pranuar Gol diferenca Pikë
Liverpool 6 4 1 1 13  8   5 13
Napoli 6 3 3 0 11  4   7 12
Salzburg 6 2 1 3 16 13   3   7
Genk 6 0 1 5   5 20 -15   1

 

Grupi F:

Ekipet Ndeshje Fitore Barazime Humbje Gola të shënuar Gola të pranuar Gol diferenca Pikë
Barcelona 6 4 2 0  9   4  5 14
B. Dortmund 6 3 1 2  8   8  0 10
Inter 6 2 1 3 10   9  1   7
Slavia Prag 6 0 2 4  4 10 -6   2

 

Grupi G:

Ekipet Ndeshje Fitore Barazime Humbje Gola të shënuar Gola të pranuar Gol diferenca Pikë
Leipzig 6 3 2 1 10  8  2 11
O. Lyon 6 2 2 2   9  8  1   8
Benfica 6 2 1 3 10 11 -1   7
Zenit 6 2 1 3   7  9 -2   7

 

Grupi H:

Ekipet Ndeshje Fitore Barazime Humbje Gola të shënuar Gola të pranuar Gol diferenca Pikë
Valencia 6 3 2 1   9  7   2 11
Chelsea 6 3 2 1 11  9   2 11
Ajax 6 3 1 2 12  6   6 10
Lille 6 0 1 5   4 14 -10   1

 

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button