Rusia shpalli dy diplomatë gjermanë “persona të padëshiruar”

Ministria e Jashtme e Rusisë ka shpallur “persona të padëshiruar” dy diplomatë të Ambasadës së Gjermanisë në Moskë dhe u ka kërkuar të largohen nga vendi brenda javës, transmeton Anadolu Agency (AA).

Nëpërmjet një deklarate shkrim ministria ruse ka rikujtuar dëbimin e dy diplomatëve rusë javën e kaluar nga Gjermania.

Nota e protestës kundër Gjermanisë i është dorëzuar ambasadorit gjerman në Moskë, Geza Andreas von Geyr. “Për shkak të reciprocitetit, Rusia vendosi të shpallë persona të padëshiruar dy diplomatë punonjës në Ambasadën e Gjermanisë në Moskë. Diplomatët duhet të largohen nga vendi brenda 7 ditëve”, thuhet në deklaratën e MPJ ruse.

Javën e kaluar, Gjermania dëboi dy diplomatë rusë me pretendimin se janë punonjës të inteligjencës në Ambasadën e Rusisë në Berlin dhe se ata kishin lidhje me vrasjen e Tornike K. me shtetësi ruse dhe gjeorgjiane.

Tornike K. i cili jetonte në Berlin, u vra pasi u qëllua me armë në parkun Tiergarten më 23 gusht.

Si i dyshuar për vrasjen, u arrestua shtetasi rus Vadim K. si dhe u konfiskua arma e përdorur në ngjarje.

Pretendohet se Vadim K. ka luftuar në Çeçeni kundër Rusisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button