fbpx

Akademia e Shkencave të Bullgarisë: Gjuha maqedonase nuk ekziston

Gjuha zyrtare në Maqedoninë e Veriut është normë e shkruar rajonale e gjuhës bullgare, është qëndrimi i Akademisë së Shkencave të Bullgarisë (ASHB), i cili është miratuar njëzëri në seancën e djeshme si kundërpërgjigje ndaj Akademisë së Shkencave të Maqedonisë (ASHAM) që e miratuan Kartën për gjuhën maqedonase, njofton Portalb.mk.

Me vlerësimet se ekziston gjuha maqedonase prishen marrëdhëniet mes dy vendeve, vlerësojnë akademikët bullgar.

Qëndrimi i ASHB-së është i ngjashëm me atë të kreut në Sofje të treguar në Deklaratën në tetor të këtij viti, se gjuha maqedonase është dialekt bullgar, ndërkaq dokumentet shtesë bashkëngjitëse përmbajnë një sërë kualifikimesh dhe ofendimesh për gjuhën maqedonase.

“Dokumenti (i ASHAM) shkakton shumë vërejtje shkencore serioze”, thuhet në kumtesën e Akademisë së Bullgarisë.

Kuvendi i ASHMA-së më 3 dhjetor e ka miratuar Kartën për gjuhën maqedonase me të cilën, ashtu siç thanë nga ASHMAA, i kanë forcuar qëndrimet e Akademisë për nevojën e mbështetjes së vazhdueshme për hulumtimin e gjuhës maqedonase dhe dialekteve maqedonase.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button