Zaev: I kam dëgjuar kërcënimet, janë ndërmarrë masat e kujdesit

“Fëmijët e mi dhe familja ime janë të shenjtë ashtu siç janë për çdo qytetarë dhe nuk do të lejoj që asnjë qime në kokë t’u mungojë, ashtu siç nuk do të lejoj që t’u mungojë asnjë qime në kokë asnjë qytetari. Jam i obliguar që si prind, pastaj si kryeministër t’i marr të gjitha masat e kujdesit”, tha kryeministri Zoran Zaev në lidhje me disa biseda të përgjuara të cilat janë publikuar në Youtube, ku dëgjohet një person duke kërcënuar jetën e fëmijëve të kryeministrit, njofton Portalb.mk.

“I dëgjua kërcënimet. Gjithsesi nuk mendoj se diçka do të realizohet. Personalisht nuk besoj në organizimin e kërcënimeve të tilla. Sipas të gjitha gjasave kërcënimet e tilla mund të ndodhin nën ndikimin e alkoolit, apo nën ndikimin e nuk e di çfarë jo-motivimi në çfarëdo ambienti. Nuk kam kohë shumë të mendoj rreth tyre, por shoh se nëna ime, bashkëshortja dhe fëmijët e mi mendojnë. Normalisht që janë ndërmarrë masat e kujdesit”, tha Zaev.

Kërcënimet vijnë nga personi i cili dyshohet të jetë Orce Kamçev.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button