Prokuroria hapi procedurë për “bombat” e publikuara sot në Youtube

Prokuroria për luftimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar ka hapur procedurë për audiot e publikuara sot në Youtube me profiling U6e Big, transmeton Portalb.mk.

“Lënda është marrë përsipër dhe të njëjtën e procedon prokurori kompetent publik. Është dhënë urdhër deri te Ministria e Punëve të Brendshme – Sektori për krim kompjuterik dhe forenzikë digjitale të ndërmerr veprime dhe masa, dhe kërkesën për mbledhjen e njoftimeve të duhura ta dorëzojnë deri te ‘Youtube”, theksojnë nga Prokuroria.

Audio e publikuara kanë të bëjnë me rastin „Reket“, rast në të cilin dyshohet ish-prokurorja speciale Katica Janeca dhe Boki 13 për marrje të ryshfetit dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare. Në këto audio dëgjohet zëri që i ngjan biznesmenit Orçe Kamçev, i cili është i dënuari i vetëm në rastin “Reket”, pasi kishte pranuar fajin.

“Pasi të mblidhet dhe të analizohet materiali i provave, prokuroria do të miratojë vendim nëse dhe cili person do të ftohet të jep deklaratë para prokurorit, për të cilin gjë për momentin është herë të flitet. Në këtë drejtim prokuroria menjëherë, si edhe në rastin dokumenteve të publikuara në rastin ‘Reket’, hapi procedurë në drejtim të zbardhjes së rastit”, thonë nga Prokuroria.

Në njërën prej incizimeve dëgjohet se si ai thotë se në çantën me para që i akuzuari i parë Bojan Jovanovski – Boki 13 e ka marrë nga shtëpia e tij ka pasur GPS (mjet për gjetjen e lokacionit) dhe e njëjta është shëtitur jashtë Maqedonisë së Veriut.

Ndryshe, në rastin “Reket,  përpos të dënuarit me tre vite burg, biznesmenit Zoran Milevski Kiçeectë akuzuar janë edhe Bojan Jovanovski i njohur me nofkën Boki 13 dhe ish shefja e Prokurorisë Speciale Publike (PSP), Katica Janeva.
Boki
 13 akuzohet se, ka kryer veprën penale “larje parash”, Janeva për “marrje e shpërblimit të jashtëligjshëm” dhe “shpërdorimin e pozitës dhe autorizimit zyrtar”, ndërkaq Kiçeeci për veprën “marrje e shpërblimit tëjashtëligjshëm”.
Boki13 akuzohet se, ndikoi te Janeva për lëndën që e udhëhiqte PSP-ja, “Perandoria”, për t’ia lehtësuar pozicionin e të dyshuarit Orçe Kamçevit. Si shpërblim, Janeva ka marrë mobilie në vlerë prej 296.040,00 denarë dhe para në vlerë prej 50,000 euro, ndërkaq Boki 13 dhe Zoki Kiçeec shpërblim prej 1.500,000 euro.
Në rastin “Reket” të përfshirë janë edhe organizata “Lidhja Ndërkombëtare” me kryetar Boki 13, deputetja e Lidhjes Social Demokrate e Maqedonisë (LSDM), Frosina Remenski, babai i Boki 13 – Mile Jovanovski, nënpresidentja e Lidhjes NdërkombëtareJasna Mandiq, Kristina Karavijanova dhe Bojan Novakovski.

LEXO: RMV, biznesmeni Kiçeec është dënuar me 3 vjet burg për rastin “Reket”
LEXO: Rasti “Reket”

LEXO: “Bomba” të reja për rastin “Reket”: Çanta me para ka pasur GPS, nuk është te Zaevi

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button