Drejtorët shtetërorë, në vend të qeverisë, do t’i zgjedhë komisioni, përveç në gjysmën e institucioneve shtetërore

Një komision, jo Qeveria, do të zgjedhë drejtuesit e lartë të institucioneve nga kandidatë profesionistë, por jo në të gjithë sektorin publik, transmeton Portalb.mk.

Ndryshimi, së bashku me përgjegjësinë disiplinore, për herë të parë për drejtuesit, është parashikuar në projektligjin për shërbime menaxhuese të larta, të cilin qeveria e ka miratuar dje në seancën e saj të 169.

“Ky është një ndryshim tektonik në mënyrën e përzgjedhjes së njerëzve në poste të larta drejtuese. Deri më tani, nuk kishte ligj unik që i rregullonte rregullat për emërimin ose përcaktimin e menaxhmentit të lartë. Për sekretarët ishte rregulluar në Ligjin për nëpunësit administrativë, ndërsa për drejtorët ishin në 123 ligje të veçanta. Këto ligje ishin jo të plota, përkatësisht nuk përmbanin dispozita për garë të hapur dhe të ndershme, për përzgjedhje ose kritere për zgjedhjen e kandidatit më kompetent për ndonjë pozicion menaxherial”, tha Damjan Mançevski, Ministri i shoqërisë informative dhe administratës, i cili e promovoi ligjin sot.

Qëllimi i ligjit, sipas qeverisë, është të krijohet “shërbim i lartë drejtues që bazohet në parimin e ekspertizës dhe meritës, si një mekanizëm për të përmirësuar kapacitetin organizativ dhe forcimin e qeverisjes së mirë në institucionet e sektorit publik, me çka njëkohësisht të bëhet dallim i qartë midis zyrtarë të zgjedhur dhe të emëruar politik dhe administratës”.

Ligji përfshin dy kategori të drejtuesve të lartë: sekretarët ekzekutiv dhe drejtorë ekzekutiv.
Ata do të përzgjidhen nga kandidatë profesionistë, ndërsa përzgjedhjen do ta bëjë një komision me mandat pesë-vjeçar, për të mbuluar mandate të qeverisjes të dy kabineteve të ndryshme. Ndërsa, anëtarët e Komisionit, do të zgjidhen nga njerëz të cilët nuk janë të përfshirë në politikë për katër vjet, duhet të kenë 15 vjet përvojë në burimet njerëzore, të jenë profesionistë dhe të aftë t’i rezistojnë ndikimeve politike dhe korporative. Intervistimi i kandidatëve për këtë komision do të bëhet publikisht dhe do të transmetohet në kanalin parlamentar.

Por ligji nuk do të zbatohet për të gjithë drejtuesit në sektorin publik.

“Ligji nuk do të zbatohet në: gjyqësor, prokurorinë publike, institucionet në fushën e sigurisë, monitorimin e komunikimeve, inteligjencë, mbrojtje dhe Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Misionet diplomatike dhe konsullore, komunat, qytetin e Shkupit ose komunat e qytetit të Shkupit ose ndërmarrjet publike të themeluara prej tyre, institucionet publike dhe organet rregullatore”, ka njoftuar Ministria e shoqërisë informative dhe administratës (MSIA)

Në versionin e projektligjit të publikuar më 8 Mars në Regjistrin e vetëm kombëtar të rregulloreve (ENER), ndërkohë, parashihet që sekretarët ekzekutiv do të kenë Sekretariati i përgjithshëm i Qeverisë, Sekretariati shtetëror për legjislacion, Sekretariati për çështje Evropiane, Sekretariati për implementim të Marrëveshjes kornizë, Këshilli i inspektimit, ministritë, komunat, Qyteti i Shkupit dhe komunat në Qytetin e Shkupit.

Drejtor ekzekutiv, sipas këtij versioni të tekstit, do të duhej të kenë organet e pavarura të administratës shtetërore, organet në kuadër të ministrive, ndërmarrjeve publike, institucioneve shëndetësore publike dhe shoqatat aksionare në pronësi të plotë së shtetit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button