fbpx

Rashidi: ASH nuk do të lejojë që asnjë arsyetim ta shtyjë zbatimin e Ligjit të gjuhëve

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët, Syrija Rashidi, sot në konferencë për shtyp tha se mendimi i Komisionit të Venedikut për Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve është subjektiv dhe jotransparent.

Ai deklaroi se mendimi i Komisionit është i bazuar kryesisht në dyshimet e shprehura gjatë zyrtarëve të intervistuar që sipas tij, lista e të cilëve nuk gjendet askund, qëndrimet e të cilëve lënë vend për dyshime se janë të motivuara politikisht.

“Pa pasur të dhëna empirike mendimi i Komisionit është irrelevant, pa harruar edhe faktin se mendimi nuk është obligativ por vetëm këshillues. Duke marrë parasysh se çështja e përdorimit të gjuhëve është çështje sovrane e vendeve anëtare të BE-së, gjë e cila konfirmohet edhe nga vetë Komisioni, si dhe duke pasur parasysh se Konventa Kornizë për Mbrojtjen e Pakicave Kombëtare dhe Karta Evropiane për Gjuhët Rajonale dhe Minoritet nuk është e ratifikuar nga kuvendi i RMV-së konkludojmë se vlerësimi i ligjit nga këndvështrimi i mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare është i gabuar dhe i papranueshëm duke i dhënë theks të veçantë faktit se shqiptarët në Maqedoni nuk janë pakicë”, tha Rashidi.

Ai shtoi se ASH vlerëson se elementi i vetëm i arsyeshëm i mendimit të Komisionit është nevoja për definimin e qartë të gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare në nivel shtetëror, në mënyrë që të zhduket pasiguria ligjore në lidhje me gjuhët e tjera zyrtare në nivelin lokal.

Rashidi në fund deklaroi se ASH nuk do të lejojë që asnjë arsyetim ta shtyjë zbatimin e ligjit, pasi sipas tij, për këtë ligj është folur më shumë se një dekadë.

Tags

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close