Japonia dhuroi 663.000 euro për Operën dhe Baletin Kombëtar të RMV-së

Sot, ambasadorja e Japonisë, Keiko Haneda, dhe zëvendëskryetari i Qeverisë përgjegjës për Çështje Evropiane, Bujar Osmani kanë nënshkruar grantin japonez për ndihmë për kulturë në vlerë prej 79,800,000 jen ekuivalent me 663,000 euro, për “Projektin për përmirësimin e instrumenteve muzikore, pajisjeve të zërimit dhe ndriçimit për Operën dhe Baletin Nacional”, njofton Portalb.mk.

Kjo është ndihma e dytë kulturore japoneze për Maqedoninë e Veriut. Ndihma e parë është dhuruar në vitin 2001 për përmirësimin e instrumenteve muzikore të Filarmonisë Nacionale.

“Japonia uron që nëpërmjet kësaj ndihme të përmirësohet kualiteti i interpretimit në Operën dhe Baletin Nacional dhe rritja e numrit të aktiviteteve të ndihmojnë në edukimin dhe rritjen e kapaciteteve të të rinjve në Maqedoninë e Veriut, të përmirësohet mirëkuptimi i ndërsjellë mes komuniteteve të ndryshme nëpërmjet kulturës”, u shpreh Haneda.

„Me nënshkrimin e kësaj marrëveshje Qeveria e Japonisë do të sigurojë për blerjen e instrumenteve muzikore dhe pajisje të cilat do të kontribuojnë në kushtet dhe kualitetin e performancave në Operën dhe Baletin Kombëtar,  me cilën do të mbështetet promovimi kulturor i Republikës së Maqedonisë së Veriut para publikut kombëtar por edhe atij botëror“ – theksoi Osmani, për çka shtoi se këto projekte paraqesin mbështetje direkte nga ana e Japonisë në zhvillimin kulturor dhe civilizues në vend.

Në vitin 2019, Japonia dhe Maqedonia e Veriut shënuan 25 vite nga themelimi i marrëdhënieve diplomatike përmes aktiviteteve të ndryshme. Në muajt e fundit Japonia nënshkroi 6 projekte në kuadër të GGP programit.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button