Për dallim nga vendet tjera, Tetova ka parkim më të gjatë me pagesë, s’ka lehtësime as të shtunën

Pas orës 21:00 në Gostivar, Kumanovë dhe Shkup mund të parkosh veturën në zonat e parkimit zonal pa pagesë. Por, sa i përket Tetovës, ndryshe qëndron puna. Në këtë qytet, parkimi zonal vlen deri në ora 23:00. Në Tetovë gjithashtu, nuk ka lehtësime për ditën e shtunë, në krahasim me qytetet e lartpërmendura të cilat të shtunën e kanë deri në ora 15:00 kurse të dielën pa pagesë. Nga Komuna e Tetovës thonë se kjo rregullore mund të ndryshohet nga këshilli komunal, shkruan Portalb.mk.

Parkimi zonal në Tetovë.
Parkimi zonal në Tetovë.

Edhe pse parkimi zonal në këto qytete filloi në kohë të përafërt me njëra tjetrën, megjithatë rregullat për shfrytëzimin e tij nuk janë të njëjta, gjegjësisht në vend parkimet zonale të cilat gjenden në Komunën e Tetovës mënyrat e shfrytëzimit të tij janë më rigoroze në krahasim me qytetet e lartpërmendura.

Parkimi zonal në Gostivar.
Parkimi zonal në Gostivar.

Gostivar dhe në Kumanovë parkimi zonal me pagesë vlen deri në ora 21:00. Ditën e shtunë në Gostivar është deri në ora 15:00 kurse në Kumanovë pagesa për parkim zonal vlen deri në ora 14:00.
Nga ana tjetër, në Tetovë orari për parkim zonal përfundon në ora 23:00, kurse për ditën e shtunë nuk ka asnjë lehtësim.

Parkimi zonal në Kumanovë.
Parkimi zonal në Kumanovë.

Në Shkup, si kryeqytet i Maqedonisë së Veriut, kostoja për 1 orë parkim është më e lartë se sa në qytetet tjera. Megjithatë, koha për të cilën duhet të paguhet parkimi në zonat e parkimit zonal, është më e përshtatshme se në Tetovë, edhe atë gjatë ditëve të javës pagesa vlen deri në ora 22:00 kurse ditën e shtunë deri në 15:00.

Parkimi zonal në Shkup.
Parkimi zonal në Shkup.

Pyetjes së Portalb.mk për atë se pse rregullat e shfrytëzimit të parkimit zonal në Tetovë janë më strikte se në qytetet tjera, nga Komuna e Tetovës nuk dhanë përgjigje të qartë.

Megjithatë, sipas tyre funksionimi i ndërmarrjes është miratuar nga këshilli i komunës, të cilët po ashtu kanë të drejtë për ndryshimin e tij.

“Ne baze te akteve ligjore rrjedhimisht rregullores se sjellë me vendim këshilli ne aktin themeltare te NP “Parkingjet e Qytetit” parashikohen edhe oraret e funksionimit te ndërmarrjes. Vetëm ne periudhën dimërore orari shkurtohet për 2 ore. Për ndryshim te rregullores, duhet te sillet vendim nga këshilli komunal, duke pasur ne konsiderate edhe rentabilitetin financiare te ndërmarrjes dhe specifikat menaxhuese” deklaruan nga Komuna e Tetovës.

Ka disa vite që Tetova haset me problemin e mungesës së parkingjeve. Gjatë viteve të fundit numri i veturave në rajonin e Tetovës është rritur dukshëm ndërsa sipas të dhënave të qershorit 2019, ka vetëm 1000 vende parkimi.
Ndryshe, kryetarja e Komunës së Tetovës Teuta Arifi disa herë ka premtuar se do të zgjerohet parkimi zonal në qytet. Të njëjtën e ka deklaruar në një intervistë për Portalb në maj të vitit të kaluar. Ndërtimi i katër bulevardeve kryesore në qytet shihej gjithashtu si një zgjidhje e mundshme për lehtësimin e komunikacionit, megjithatë asnjëra prej tyre nuk është e ndërtuar tërësisht.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button