Një 37-vjeçar nga RMV i dënuar me mbi 32 vjet burg është arrestuar në Gjermani

Ministria e Punëve të Brendshme njofton se pas bashkëpunimit me Policinë e Gjermanisë, gjegjësisht BKA, veçmas në pjesën e gjetjes, gjegjësisht privimin nga liria të personave që kërkohen me fletarrest ndërkombëtar, më 29.11.2019 në Hamburg, është arrestuar R.B. (37) të cilin shteti jonë e kërkon me 11 fletëarreste të brendshme dhe 1 ndërkombëtar, njofton Portalb.mk.

I njëjti sipas Policisë së RMV-së, është kryerës i disa veprave penale lidhur me mashtrime, falsifikime dhe lëndime trupore në territorin e shtetit tonë dhe është njëri ndër personat më të kërkuar nga shteti. Për R.B., janë miratuar disa aktgjykimi nga gjykatat e RMV-së, të cilat gjithsej i kanë shqiptuar dënim me burg prej 32 vjet e 5 muaj burg.

“Me komunikim intensiv mes Degës për Kërkim Ndërkombëtar të Personave në Sektorin për Polici Ndërkombëtare me oficerin gjerman për lidhje, INTERPOL Vizbaden, Gjermani, por edhe kontaktit direkt me FAST Njësisë në Haburg, Gjermania për dy muaj e ka gjetur personin dhe e ka privuar nga liria

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button