Si mediat e Maqedonisë dhe Serbisë së bashku e fundosën anijen luftarake amerikane “USS Detroit”

Agjencia Shtetërore Informative AIM këto ditë ka plasuar informatë të pasaktë që “anija luftarake “Fridom USS Detroit” është fundosur në pjesën perëndimore të Atlantikut”. Megjithatë bëhet fjalë për diçka krejtësisht tjetër, transmeton Meta.mk.

Nuk është fundosur “Fridom USS Detroit”, por kjo anije luftarake ka fundosur një anije të braktisur. Mirëpo për shkak të përkthimit të keq nga gjuha angleze, AIM e dezinformon publikun që  “Një anije luftarake amerikane është fundosur në Atlantik”. Dhe, ndonëse ngjarja ka ndodhur më 24 nëntor, nga teksti fitohet përshtypja se lajmi është “taze”, përkatësisht se ka ndodhur ditën kur është publikuar lajmi (08.12.2019),

Është interesant që këtë lajm pastaj, pa asnjë kontrollim plotësues dhe me pothuaj tituj identik (me variacione të vogla) e kanë ndërmarrë rreth njëzet media tona: AIM, Centar, Toçka, Pres Centar, Makfaks, Vesnik, Libertas, Veçer, A1on, 24 Info, Slloboden Peçat, Llokallno, Lider, Iportall, Sitell, Alsat-M, Standard, Opserver.

Komanda jugore e forcave detare të SHBA-së ka vërtetuar që anija luftarake “Fridom USS Detroit” është fundosur në pjesën perëndimore të Atlantikut.

Anija është fundosur gjatë pozicionimit në zonën e përgjegjësisë së Komandës jugore të forcave detare të SHBA-ve.

Anija tani paraqet rrezik për lundrim në atë pjesë të oqeanit.

Supozohet që në anije, paraprakisht ka shpërthyer zjarr dhe më pas anëtarët e ekipit e kanë braktisur.

Përkundër pohimit të këtillë, në lajm të publikuar të “Defence Blog“ qëndron se:

Komanda jugore e forcave detare amerikane ka vërtetuar se anija luftarake “SSS Detroit (LCS 7) më 23 nëntor ka fundosur një anije në Atlantikun perëndimor. Në komunikatën e Flotës thuhet që USS Detroit (LCS 7) ka fundosur anije të braktisur në të cilën ka hasur gjatë pozicionimit në zonën e përgjegjësisë së Komandës jugore të forcave detare të SHBA-ve…

Sipas kohës së publikimit (dez)informata që “anija luftarake, “Fridom USS Detroit” është fundosur në Atlantik”, mbase së pari ka qenë e publikuar në mediat serbe, kurse prej atje si “e vërtetë absolute” është gjendur edhe në mediat e vendit tonë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button