U prezantuan strategjitë e përkrahura nga OSBE për reformimin efektiv të policisë

Sot, në Shkup u paraqitën një seri strategjish të mbështetura nga OSBE, të dizajnuara për profesionalizimin e mëtutjeshëm dhe demokratizimin e policisë.

Grupet e punës për hartimin e strategjive që përqëndrohen në menaxhimin e burimeve njerëzore, trajnimin dhe zhvillimin,si  dhe angazhimin e komunitetit dhe komunikimin, u caktuan nga ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski.

Misioni i OSBE-së në Shkup lehtësoi procesin e zhvillimit të strategjive dhe siguroi të dhëna strategjike dhe praktikat më të mira ndërkombëtare gjatë procesit të hartimit.

Strategjia e burimeve njerëzore përqendrohet në nxitjen e punësimit të bazuar në kompetenca, zhvillimin e karrierës, promovimin dhe procedurat e rizhvendosjes brenda Ministrisë. Strategjia e trainimit dhe zhvillimit ndihmon në krijimin e objektivave të qarta për përmirësimin e sistemit të trajnimit policor, ndërsa strategjia e angazhimit të komunitetit dhe komunikimit ofron rekomandime për përmirësimin e komunikimit policor dhe bashkëpunimit me komunitetet në mënyrë që të përmirësohet siguria për të gjithë qytetarët.

“Ne jemi të gatshëm të vazhdojmë të mbështesim përpjekjet e Ministrisë për forcimin e shërbimit të zbatimit të ligjit përmes implementimit të këtyre strategjive. Unë jam veçanërisht krenar për stafin tonë që kanë kontribuar me ekspertizën dhe përvojën e tyre, e cila tregon vlerën e shtuar të Misionit në mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Brendshme, si dhe për proceset e përgjithshme të reformave në vend,” tha Shefi i Misionit të OSBE-së në Shkup Clemens Koja.

“Unë do të veçoja ndërtimin e partneriteteve në nivelin lokal, angazhimin për policim të hapur dhe transparent, dialogun e rregullt me komunitetin dhe përmirësimin e funksionimit të Këshillave Lokalë për Parandalim si prioritete të strategjisë për angazhimin dhe komunikimin me komunitetin,” tha ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë prezantimit të strategjive. “Që nga viti i ardhshëm, ne do të fillojmë zbatimin e masave të parashikuara në planet e veprimit të të gjitha strategjive. Secili shtet është përgjegjës të ofrojë sigurinë përmes policisë demokratike në mënyrë që të rrisë cilësinë e jetës për qytetarët e saj,” shtoi ai.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button