Ministria e Shëndetësisë: Në RMV kemi tre lloje të reja të insulinës

Në vitin 2018-të, janë bërë reforma të ndjeshme me ndryshimin e Ligjit për barna dhe mjete mjekësore. Nuk ka më insulina nga importi paralel si më herët dhe në shtet janë sjellë insulina origjinale me certifikatë, ashtu siç dërgohen në të gjithë vendet e zhvilluara evropiane, kumtoi Ministria e Shëndetësisë, njofton Portalb.mk.

Prej atje thonë se janë sjellë edhe tre lloje të insulinave, dy analoge të insulinës, injektuese dhe injeksion dhe tablet. Me këtë, ashtu siç shtohet, ndjeshëm është përmirësuar kualiteti i trajtimit të diabetit.

“Të gjithë pjesëmarrësit, aktivisht kanë punuar për ta përgatitur strategjinë e re 10-vjeçare për trajtimin e diabetit, i cili në vete përmban elemente të cilat e përmirësojnë parandalimin, zbulimin e hershëm të diabetit, trajtimin përkatës në nivel të mbrojtjes sekondare dhe terciare gjithandej në RMV. Me propozim-buxhetin për vitin 2020 kemi siguruar insulinë, shiringa insuline, glukagon, shirita për matjen e sheqerit dhe pompa për furnizimin në vazhdimësi të insulinës, në lartësi prej 750 milionë denarë”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button