Koreja e Veriut thotë se ka realizuar testime shumë të rëndësishme

Koreja e Veriut ka njoftuar se ka realizuar “një testim shumë të rëndësisishëm” në një lokasion të lansimeve satelitore.

Agjencia e lajmeve shtetërore KCNA tha që rezultatet do të përdoren për të përmirësuar statusin strategjik të vendit, transmeton Klan Kosova.

Detaje të tjera nuk janë bërë të ditura.

Analistët besojnë se mund të jetë një testim tokësorë i një motori për të fuqizuar një hedhës satelitor ose një raketë balistike interkontinentale.

Ky testim vjen pasi Pyongyang dha sinjale se po i mbyll dyert për bisedime të mëtejme me SHBA-të.

“Ne nuk kemi nevojë të kemi bisedime të gjata me SHBA-të dhe denuklearizimi nuk është më në tavolinën e bisedimeve ” tha i dërguari i Koresë së Veriut në OKB, Kim Song.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button