Dy fëmijët shqiptarë që i shpëtuan termetit, takuan Kristiano Ronaldon dhe Bufonin

Aureli dhe Alesi, 10 dhe 8 vjeç, fëmijët që dolën të shpëtojnë nga tërmeti shkatërrues i 26 nëntorit pasi u hodhën nga ballkoni, kanë marrë këtë mbrëmje surprizën e jetës.

Dy të mbijetuarit që fluturuan nga dritaret e pallatit të tragjedisë në Thumanë, janë takuar me Cristiano Ronaldon, sulmuesin e Juventuesit dhe Gianluigi Buffon, ish-gardianin e portës së Juventusit, portierin e njohur italian, transmeton InfoShqip.

Kryeministri Edi Rama i ka marrë djemtë me vete në Itali, ku ka realizuar takimin me futbollistët e tyre të preferuar.

“Pasi lanë spitalin duhet të rifillojnë rrugën e jetës, që u’a urojmë të gjatë, me shëndet e gëzime”, thotë kreu i qeverisë.

Yjet e futbollit pyesin nëse janë vëllezër, ndërsa kryeministri u përgjigjet: Jo, jetonin në të njëjtin pallat. Kanë humbur dhe familjarët.

Ishte tërmet i tmerrshëm, patëm 51 të vdekur, vijon më tej Rama.

Luan futboll? pyesin një prej fëmijëve, teksa i emocionuar nga ky takim, ai përgjigjet: Po

Edi Rama: Është pak mbipeshë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button