Zaevi për Ligjin e gjuhëve: Qytetarë e shihni se nuk është patjetër ta mësoni gjuhën shqipe

Zoran Zaev, kryeministri i Maqedonisë së Veriut ka komentuar sot vlerësimin e Komisionit të Venedikut në lidhje me Ligjin për gjuhët dhe hapat që do t’i marrë Qeveria, transmeton Portalb.mk.

“Që kur kemi debatuar edhe në sjelljen e Ligjit, kemi thënë se do ta presim Komisionin e Venedikut dhe do ta respektojmë. Prandaj qëllimi është të respektojmë Komisionin e Venecias si reper të mirë për gjitha vendimet ligjore nga sfera e të drejtës dhe është preciz për gjyqësinë. Mirë është që kalohet kufiri i përdorimit evropian të gjuhës, por megjithatë shkelni të drejtë caktuar, ajo është e drejta e barabartë. Ajo është e drejtë e lartë njerëzore dhe u dedikohet të gjithëve”, ka thënë Zaev.

Ai tregoi se në Parlament ky ligj do të mbështetet nga partitë e koalicionit, nga partitë shqiptare dhe partitë e pakicave tjera etnike.

“Pra do të jepet revidim konkret nga Ministria kompetente bashkë me ekspertët në mënyrë të precizuar siç e thotë Komisioni i Venedikut dhe pastaj do të lëshohet në Parlament për miratimin e saj”, ka thënë Zaev.

Në takimin që pati sot në Prilep, kryeministri Zaev sqaroi qytetarët edhe një herë se nuk ka asnjë problem nga respektimi i gjuhëve tjera.

“Të nderuar qytetarë nga Prilepi, Strumica, Gjevgjelia, e shihni se nuk është patjetër ta mësoni gjuhën shqipe, kuptohet përveç atij i cili dëshiron t’i përsos njohuritë. Ta mposhtim atë teze jo të mirë e cila shkaktonte mosdurim të caktuar nacionalist më shtet. Edhe vetë Komisioni i Venedikut tregon se Ligji është avangard. Bile i tejkalon konventa të caktuara evropiane në pjesën e përdorimit të gjuhëve. Gjuhët janë që të kuptohemi”, ka thënë Zaev.

Përndryshe, Komisioni i Venedikut rekomandoi institucionet e Maqedonisë së Veriut që të rishikohet Ligji për përdorimin e gjuhëve. Komisioni rekomandoi që problemi të zgjidhjet përmes konsultimeve duke u përfshirë gjithë palët. Sipas tyre, ligji e zgjeron përdorimin e gjuhës shqipe duke i kaluar në disa aspekte edhe standardet evropiane të Konventës kornizë për mbrojtjen e pakicave kombëtare dhe Kartën evropiane për gjuhët rajonale dhe minoritare.

LEXO: Komisioni i Venedikut doli me rekomandimin për Ligjin e gjuhëve
LEXO: Ligji për përdorimin e gjuhëve, Qeveria do të zbaton mendimin e Komisionit të Venedikut
LEXO: “Plusinfo” publikoi vërejtjet e Komisionit të Venedikut për Ligjin e gjuhëve, Deskoska refuzoi t’i komentojë
LEXO: Ligji për përdorimin e gjuhëve nën llupë të Komisionit të Venedikut
LEXO: Është anuluar dhënia e mendimit nga Komisioni i Venedikut për Ligjin e gjuhëve

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button