Kapen dy shqiptarë në Irlandë, kokat e një bande kriminale (FOTO)

Dy shqiptarë, të afërm me njëri-tjetrin janë arrestuar nga policia irlandeze. Sipas mediave, dy shqiptarët  ishin në kërkim prej kohësh për disa ngjarje të ndodhur në këtë shtet.

Autoritet irlandeze kanë deklaruar se dy shqiptarët, emrat e të cilëve ende nuk janë bërë të ditur, ishin në krye të një bande që merrej me trafik droge dhe trafik të qenieve njerëzore.

Të ardhurat që ata përfitonin nga veprimtaria kriminale, i investonin në makina ose në blerje restorantesh. Pas arrestimit policia irlandeze ka sekuestruar disa makina luksoze, euro dhe orë të shtrenjta, transmeton OraNews.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button