Reagoi Ministria e Shëndetësisë e RMV-së në lidhje me aksidentin në Serbi

Ministria e punëve të brendshme e Maqedonisë së Veriut ka konfirmuar lajmin se nga aksidenti i autobusit qëndodhi në Serbi, tashmë ka të lënduar, transmeton Portalb.mk.

“Ministria e shëndetësisë sipas informatave të fituara në Ministria për punë të jashtme, informoi se në aksidentit rrugor që ndodhi në rrugën Bllace-Bellolin në Serbi, janë të lënduar 26 persona”, thonë nga Ministria e Shëndetësisë.

MSH-ja informoi se 18 nga të lënduarit janë shtrirë në spitalin në Blace, ndërsa 8 të tjerët në spitalin në Prokuplje, ku në këtë të fundit njëri është më së shumti i lënduar.

Ata gjithashtu informojnë se pacientët janë jashtë rrezikut për jetë, ndërkohë po kryhet tomografia kompjuterike për të konfirmuar gjendjen e saktë të të lënduarve.

Përndryshe, sot rreth orës 10 në rrugën Prokuplje-Bllace në Serbi, është aksidentuar autobusi në të cilin janë lënduar dhjetëra qytetarë, kryesisht nga qyteti i Radovishit. Qëllimi i udhëtarëve ishte një vizitë turistike njëditore në qytetin Kopaonik.

LEXO: Përmbyset autobusi me udhëtarë nga Maqedonia e Veriut

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button