Handke i paqartë përballë gazetarëve

Peter Handke nuk ka ndonjë opinion për luftërat në Jugosllavi dhe krimet që u bënë këtu në vitet ’90.

Ai refuzoi të flasë për këtë temë, të premten, kur u pyet teksa foli me gazetarë, në një konferencë shtypi, në Stokholm të Suedisë.

Handke foli me vështirësi në këtë konferencë, dhe e pranoi se e ka zor të takohet me ata që po e kritikojnë rreth përkrahjes që ia dha Sllobodan Millosheviqit, gjatë viteve ’90.

Madje, tha se nuk e di si do të sillet me protestues potencialë, nëse rastësisht do të përballet me ta, të martën, kur të shkojë për ta marrë çmimin, në Stokholm. Për më tepër, ai kërkoi këshilla nga gazetari që e pyeti për këtë gjë, me arsyetimin se kundërshtarët nuk po duan ta dëgjojnë.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button