Gashi: VV e vetmja fuqi që sjellë ndryshime në sundimin e Ligjit, LDK le të merret me Arsim

Avokati Tomë Gashi ka folur rreth ndryshimeve të mundshme në sistemin e drejtësisë në Kosovë me ardhjen e Qeverisë së re.

Gashi ka thënë se Albin Kurti do të jetë  Kryeministër i Kosovës pasi këtë e ka vendosur populli, ndërsa theksoi që insistimi i LDK-së për të kërkuar poste që nuk i takojnë, do të sjellë të keqe për popullin shqiptar, njofton Klan Kosova.

”Atë e ka vendosur populli i Kosovës në momentin që e ka votuar Lëvizjen Vetëvendosje. Nuk negociohet. Insistimi i LDK-së që të merr poste që s’janë fer dhe nuk i takojnë, është në të keqe të krejt popullit të Kosovës – posaçërisht shqiptarëve”.

”Çështja e presidentit të ardhshëm të Kosovës, nuk është një çështje urgjente, që LDK të merret me atë çështje. Por nëse ata e duan të mirën e këtij populli duhej jo të lëshojnë pe por të pranojnë ato pozita që ju takojnë. Vetëvendosje është deklaruar tash e sa kohë që e keqja e Kosovës ndalet me ndryshim nga Ministria e Punëve të Brendshme”.

Ai në Info Magazine komentoi edhe çështjen e presidentit, pozitë kjo e cila pretendohet se ka bllokuar negociatat mes LDK-së e VV-së, njofton Klan Kosova.

”Nëse kjo nuk ndodhë atëherë kjo nënkupton që dikush do që Lëvizja Vetëvendosje të dalë e pasuksesshme. Mund të jetë legjitime kërkesa e LDK-së për president, por është tepër e hershme. Nuk mund të kalkulohet diçka e cila pritet të ndodhë më 2021. Sepse edhe presidenti në formën e tanishme nuk mund të zgjidhet në 2021 pa votat e deputetëve të Kosovës”.

Gashi shprehet optimist se Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja fuqi politike që mund të bëjë ndryshime në sferën e sundimit të Ligjit.

”Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja fuqi politike në Kosovë që do të bëjë ndryshime në sferën e imponimit të sundimit të Ligjit. LDK-në le të merret me arsim le të merret pak me ekonomi, me Ministri të Forcës së Kosovës apo Ushtrisë”.

”Cili ministër i LDK-së ka guxim t’i burgosë këta që për 20 vjet na e nxinë jetë ne, e posaçërisht atyre që kanë lindur pas vitit 1999?”, përfundon ai, njofton Klan Kosova.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button