Izraelitët treguan arsye pse po ndihmojnë shqiptarët pas tërmetit

Një pallat në lagjen 13 në Durrës nuk do të shembet. Dëmtimet që mori nga tërmeti i 26 nëntorit mund të riparohen. Ishin 10 ekspertët izraelite që po ndihmojnë në inspektimin e ndërtimeve të dëmtuara që u dhanë lajmin e mirë banorëve, transmeton OraNews.

Kjo ndërtesë mund të riparohet dhe ky është një lajm i mirë. Shumica e ndërtesave që kemi inspektuar është si kjo, që mund të riparohen. Eshtë një situatë delikate dhe komplekse pasi ka shumë njerëz që kërkojnë verifikim të shtëpive.

Ekipi prej 10 ekspertësh të ushtrisë izraelite ndodhet prej ditësh në Durrës dhe kanë kontrolluar disa dhjetra ndërtime në të gjithë qytetin bregdetar.

Ndihmën për Shqipërinë në këtë moment të vështirë, e konsiderojnë detyrim për atë që shqiptarët bënë në një prej momenteve më të vështira për hebrejtë.

Kolonel Golan Vach i Forcës Mbrojtëse të Izraelit, komandant i grupit thotë se ata do të jenë këtu deri sa ta kërkojë nevoja

“Ndihemi të nderuar që jemi këtu për ti ndihmuar! Ne ua kemi detyrim shqiptarëve për atë që kanë bërë për ne gjatë Holokaustit. Populli izraelit nuk e harron as të mirën dhe as të keqen. Ne do të jemi këtu për aq kohë sa të keni nevojë”

Ndërsa me eksperiencën dhe ekspertizën e tyre vec kontrollit të banesave japin edhe këshilla për menaxhimin e situates.

 “Unë kam qenë në shumë vende ku ka pasur fatkeqësi natyrore si Haiti, Filipine, Meksikë, Brazil, Nepal etj. Mendoj se këtu situata është nën kontroll. Janë marrë shumë vendime të mira. Grupet e përbashkëta të ekspertëve të vlerësimit është një nga idetë më të mira sepse ne ndajmë njohuritë dhe përvojën tonë. Çdo gjë është nën kontroll dhe e sigurt”

Gjatë inspektimit në terren, grupi i ekspertëve izraelitë këtë të premte u shoqërua edhe nga drejtuesi qëndror i zyrës Operacionale për Menaxhimin e Fatkeqësisë Natyrore, ministri Fuqiplotë Bledi Çuçi.

Lajme të ngjashme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button